Aksionet evropiane ndaluan ecurinë e tyre më të gjatë të fitimeve në gjashtë javë teksa Burberry Group Plc udhëhoqi rënie në kompanitë e mallrave luksoze.
Indeksi Stoxx Europe 600 ra më pak se 0.1 për qind në Londër. Treguesi referencë kërceu me ritmet më të shpejta në një muaj dje si pasojë e rritjes në banka dhe optimizmit se ekonomia e Kinës po stabilizohet.
Aksionet u rritën për katër ditët e kaluara, pasi ranë për katër javë, ecuria më e gjatë që nga 2014. Pasi u rigjallërua prej gati 14 perqind që nga niveli i ulët i 11 shkurtit, Stoxx 600 u tregtua në një gamë të ngushtë muajin e kaluar si pasojë e shqetësimeve të reja rreth perspektivave për rritjen globale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.