Aksionet evropiane thelluan rënien teksa të ardhurat më të këqija se sa u vlerësuan nga Sëatch Group AG në Novo Nordisk A / S intensifikuan shqetësimin në lidhje me pengesat ndaj rritjes globale.
Indeksi Europe 600 Stoxx humbi 0.7 për qind në Londër. Këtë javë është rishfaqur ankthi në lidhje me rritjen globale, pas ndalesës dy-javore në shitjen massive të tregut shkaktuar nga ngadalësimi i Kinës dhe trazirat e naftës. Ndërsa optimizmi i Bankës Qendrore zbuti humbjet drejt fundit të muajit të kaluar, treguesi referencë ende vijoi me fillimin e tij më të keq në një vit që nga fillimi i krizës.
Bankat dhe prodhuesit e makinave, në mesin e performuesve më të dobët të këtij viti, udhëhoqën edhe sot rëniet.
Treguesi Stoxx 600 zgjeroi nivelin më të ulët që nga viti 2012, ndërkohë që prohuesit e automjeteve ranë për ditën e pestë radhazi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.