Aksioni i tatimeve, kapen subjekte të paregjistruara, bllokohen bizneset që nuk lëshonin kupon në mënyrë të përsëritur

13/02/2020 12:24 PM 0 komente

Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me monitorimin në terren të planit operacional 2020.

Sipas tatimeve janë 946 kontrolle të ushtruara dhe 251 shkelje të legjislacionit tatimor.

Janë konstatuar 13 subjekte të paregjistruara;

Janë  30 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 5 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).

36 tatimpagues u gjetën me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 24 subjekte “biznes i vogël” dhe 👉 12 subjekte “biznes i madh”.

‼ 6 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 11 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.

54 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of