Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me monitorimin në terren të planit operacional 2020.
Sipas tatimeve janë 946 kontrolle të ushtruara dhe 251 shkelje të legjislacionit tatimor.
Janë konstatuar 13 subjekte të paregjistruara;
Janë 30 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 5 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
36 tatimpagues u gjetën me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 24 subjekte “biznes i vogël” dhe 👉 12 subjekte “biznes i madh”.
‼ 6 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 11 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
54 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.