Aktivizohet linja e transmetimit të energjisë Shqipëri – Kosovë, pas 4 vitesh bllokim

14/12/2020 11:58 AM 1 koment

Linja e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë është aktivizuar së fundmi pas tre vitesh bllokimi që nga përfundimi i punimeve. Lajmin e dha sot Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të sektorit të energjisë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Kryeministri tha se, zbatimi i projektit nisi në vitin 2014 dhe përfundoi në 2016, por u ndal nga veto e Serbisë. Sipas tij, ky projekt u vu në jetë sot për meritë të Shengenit Ballkanik, teksa thekson e hapësira elektro-energjetike shqiptare, që është krijuar sot, është shembull për tregun rajonal dhe qëllim final ka integrimin në tregun europian.

Sakaq Shqipëria ka shlyer më shumë se gjysmën e kredisë prej 42 milionë eurosh që ka marrë për ndërtimin e Linjës së interkoneksionit Shqipëri-Kosovë. Mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë bërë që investimi i përfunduar prej katër vitesh të mos shfrytëzohet për shkëmbimin e energjisë ndërmjet dy shteteve.

Qeveria e Shqipërisë në vitin 2009 nënshkroi marrëveshjen e kredisë 42 milionë euro me KfW Gjermane, për të fuqizuar kapacitetet e shkëmbimit të energjisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës me ndërtimin e një linje të re interkoneksioni. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, deri më tani, ne shtator 2020 janë shlyer 22 milionë euro nga kredia, teksa stoku i mbetur është edhe 20 milionë euro. Pjesa e mbetur do të shlyhet deri në vitin 2024.

Linja e transmetimit Shqipëri-Kosovë, u ka kushtuar financave të dy shteteve rreth 70 milionë euro. Projekti ka përfunduar dhe duhet të niste nga puna gjatë vitit 2016, por sot e kësaj dite nuk është vënë në punë.

Linja e transmetimit të energjisë, Shqipëri – Kosovë u shndërrua në një çështje të komplikuar teknike dhe politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila u zgjidh me ndërhyrjen e Uashingtonit pas marrëveshjes, Kosova – Serbi.

Humbjet vjetore nga të ardhurat e munguara nga mosfunksionimi i linjës janë 500 mijë – 1 milion euro në vit në varësi të volumeve të tregtimit, por më e keqja është se mosfunksionimi i kësaj linje pengoi për vite me radhë funksionimin e tregut ballkanik të transmetimit.

Operatori Kosovar i Transmetimit humbi në një vit fiskal rreth 14 milionë euro, duke mos vjelë tarifat e transmetimit ndërkufitar të energjisë, të cilat shkojnë në arkën e operatorit serb, EMS. Humbjet vjetore të përbashkëta, sipas burimeve zyrtare, llogariten në 15 milionë euro në katër vitet e bllokimit të punës.

Linja e re e transmetimit të energjisë, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, do të rriste garancitë e furnizimit të vendit me energji, duke ndikuar edhe në uljen e kostove të importit.

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Laert Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Laert
Guest
Laert

1. Linja eshte fizikisht ne Kosove dhe Shqiperi dhe mund te perdorej pa kurrfare problemi (aq me pak veto serbe)
2. “Shengeni ballkanik” ska piken e lidhjes me linjat energjitike pasi per te kaluar ne linja energjitike paguhet tarife nderkohe “Shengeni” ne thelb ka heqjen e tarifave