Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër do ta zhvillojë një vizitë të shkurtër në Tiranë. Në vizitën e tij të parë jashtë Kosovës, Kurti pritet të takohet me Ramën, Ruçin, Metën, Veliajn dhe Bashën.
Një ditë para mbërritjes në Shqipëri, zbardhet agjenda e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë.
Në vizitën e tij të parë si Kryeministër, por edhe jashtë Kosovës, Kurti ka parashikuar takime me Ramën, Ruçin, Metën, Veliaj dhe Bashën. Me Ramën ai do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Qëndrimi i tij do të zgjasë një gjysmë dite. Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12:40.
Vizita u paralajmërua nga Kurti gjatë një deklarate për media.
“Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.