Alitalia ka bërë një kërkesë zyrtare për të hyrë në procedurat e administrimit, në një proces që ndoshta do të çojë në shitje ose likuidim të tij, duke shënuar një kolaps për operatorin kryesor të fluturimeve në Itali.
Pas mbledhjes së aksionarëve të martën, Bordi i linjës ajrore, që është me humbje, njëzëri ra dakord për të marrë këtë hap, duke vënë në dukje “situatën e rëndë ekonomike dhe financiare të kompanisë” dhe “pamundësinë e gjetjes së zgjidhjeve alternative” shpejt.
Qeveria italiane e qendrës së majtë – e udhëhequr nga kryeministri Paolo Gentiloni – tani do të duhet të lëshojë një dekret, që emëron një deri në tre komisionerë me kompetenca të gjera për të udhëhequr Alitalia në muajt në vijim, duke ulur numrin e vendeve të punës dhe duke rinegociuar kontratat sipas nevojës.
Vendimi për të hyrë në procedurat e administrimit shënon një kthesë të mprehtë të fatit të Alitalia-së që nga vera e vitit 2014, kur Etihad, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe ajrore bleu 49% të aksioneve të linjës ajrore italiane, si pjesë e planit të saj drejt zgjerimit global.
Por që atëherë, ajo është goditur nga kostot e larta dhe rritja e konkurrencës nga rivalët me kosto të ulët në tregun evropian, veçanërisht Ryanair.
Alitalia miratoi një plan agresiv ristrukturimi në mars, e cila u negociua me sindikatat, por ajo u refuzua nga rreth 12.000 punonjësit e linjës ajrore në një referendum muajin e kaluar.
Kjo do të thotë që investitorët kryesorë të linjës ajrore, duke përfshirë bankat italiane UniCredit dhe Intesa Sanpaolo, nuk mund të angazhohen më për një paketë financimi € 2 miliardë për t’i dhënë Alitalia një shans për të jetuar.
Qeveria e zotit Gentiloni deri tani ka përjashtuar mundësinë për të shtetëzuar linjën ajrore dhe për ta kthyer atë në kontrollin e shtetit, teksa anketat tregojnë se italianët do të preferonin që kompania të falimentonte.
Por ajo është ende duke e konsideruar dhënien e një kredie urë për Alitalia, me vlerë rreth 500 milion €, për të lejuar atë për të vepruar për gjashtë muajt e ardhshëm apo më gjatë, derisa të gjendet një blerës, ose të vendoset se kompania duhet të likuidohet.
Kushtet e një hua të tillë të qeverisë tashmë janë subjekt i bisedimeve joformale me autoritetet e konkurrencës të BE-së, të cilat do të duhet të sigurohen që nuk do të shkelin rregullat e Brukselit mbi ndihmën shtetërore.