Alternativa e ERRU: Fatura minimale e unifikuar e ujit të jetë 1,400 lekë, nga 350 lekë që është më e ulëta sot (katërfishim)

14/06/2021 11:01 PM 2 komente

Për të rritur efikasitetin nëpërmjet ekonomisë së shkallës, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në një raport të fundit propozon dy variante konkrete për agregimin (bashkimin) e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.

Në një prej alternativave thuhet që të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lekë/muaj, ndërsa aktualisht vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350 deri në 2,000 lekë në muaj. Kjo automatikisht do të çonte në një katërfishim të faturës për ata që sot paguajnë me vlerë minimale. Vetë ERRU e pranon se kjo do të krijonte kosto të mëdha sociale, sidomos për zonën verilindore.

Në raportin “Alternativat e agregimit të sektorit të ujësjellës kanalizimeve”, ERRU thekson se një ndër opsionet është që sektori të agregohet në mënyrë të menjëhershme dhe të jetë i organizuar në nivel kombëtar me një ose 3-4 shoqëri UK, ose alternativa tjetër për agregime gradual pilot të ujësjellës-kanalizimeve brenda qarkut.

Për t’i paraprirë këtij procesi dhe nw zbatim tw rekomanadive të Rezolutës sw Kuvendit për vitin 2020 ERRU ka vlerësuar edhe tarifën e agreguar, për rastin e bashkimit të menjëhershëm të 57 ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve në 3 ose 4 shoqëri. ERRU vlerëson se për mbulimin e kostove do të duhet të aplikohet një faturë e unifikuar me vlerë 1,400 lekë/muaj.

“Në vendin tonë çdo shoqëri UK aplikon tarifat e veta specifike për çdo kategori konsumatorësh në zonën e saj te shërbimit. Aktualisht në vendin tonë janë në fuqi rreth 57 sisteme tarifash shërbimi UK që duhet të unifikohen. Vlera mesatare e faturës mujore në të 57 shoqëritë luhatet nga 350 deri në 2,000 lekë/muaj. Për mbulimin e kostove O&M aktuale në sektor duhet të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1,400 lekë/muaj. Vlera relativisht e larte e faturës se unifikuar do të krijonte probleme sociale për bashkitë në të cilat aktualisht aplikohen tarifa mjaft të ulëta sidomos për zonën verilindore, ku procesit duhet t’i paraprihet me një politikë subvencionimi të tarifave”, thuhet në raportin e ERRU.

Metodologjia aktuale e vendosjes së tarifave nga ERRU përcakton për çdo shoqëri nën-tarifa që i referohen çdo kostoje të shërbimeve. Të pesë nën-tarifat janë te ndryshme për secilën nga tre kategoritë e konsumatorëve, përkatësisht, konsumatorë familjarë, institucione publike dhe ato private. Sistemi i faturimit i unifikuar do të duhet të përfshijë të gjitha specifikat e veçanta të shërbimeve për çdo ndërmarrje ujësjellës-kanalizimesh. “Rrjedhimisht, ndërtimi i një sistemi faturimi i centralizuar (sofware) për të gjithë vendin do të ishte i vështire për tu realizuar teknikisht dhe do të kërkonte mjaft kohë. Nga ana tjetër, ky sistem do të ishte subjekt i një dinamike mjaft të shpeshtë përditësimi për shkak të ndryshimit të kushteve të shërbimeve në çdo rajon apo njësi të veçantë administrative”, nënvizon ERRU mbi vështirësitë që do të hasen në rast të zbatimit të opsionit të parë të bashkimit të shoqërive.

Për alternativën tjetër agregim gradual mbi baza vullnetare dhe me iniciativë nga qeveria qendrore ERRU rekomandon se për seleksionimin e 2-3 shembujve pilot rekomandohet që të kihen parasysh 5 kritere, si:

1. Të synohen agregime të shoqërive brenda një qarku, ku kryetarët e pushteteve vendore mundësisht të jenë të një krahu politik dhe që mirëkuptohen ndërmjet tyre;

2. Përgjithësisht agregimi duhet të behet ndërmjet një shoqërie financiarisht të qëndrueshme me një ose disa shoqëri me performancë financiare të dobët; ndërgjegjësimin dhe angazhimin paraprak të kryetareve të bashkive në lidhje me avantazhet e agregimit (ekonomi e shkallës), si mënyra më e përshtatshme për të përmirësuar performancën financiare të shoqërisë dhe cilësinë e shërbimeve ndaj konsumatorëve;

3. Agregimi duhet realizuar me vullnet të lirë dhe shoqëruar me iniciativa nga qeveria qendrore;

4. Incentivat do të konsistojnë në kompensimin/subvencionimin për një periudhë tranzitore të deficitit financiar të kostove të O&M të shoqërisë së dobët financiare të agreguar, si dhe me incentiva investimesh fizike për zonën e re të shërbimit të shoqërisë së agreguar.

5. Me iniciativën e qeverise qendrore (MIE) bashkitë/shoqëritë UK e seleksionuara për agregim të suksesshëm të firmosin marrëveshjet paraprake të dakortësisë për agregim, sipas një draft modeli të parapërgatitur

Studimi i bëshmërisë i vitit 2008 për agregimin e sektorit të ujit në Shqipëri, financuar nga Banka Botërore, rezultoi se agregimi duhet realizuar mbi baza vullnetare dhe me incentiva nga qeveria qendrore. Në të njëjtin konkluzion është arritur edhe në draftin e studimit për agregimin e sektorit në prill 2020 financuar nga Sekretariati i Shtetit Zvicerian për Çështjet Ekonomike (SECO), studim i realizuar me kërkesë të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Më herët financat propozuan që borxhet që ujësjellësit kanë për energjinë të futen në faturën e ujit

Ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat janë në administrim publik kanë rikrijuar një borxh prej 17 miliardë lekësh ose 138 milionë eurosh ndaj OSHEE -se deri në fund të vitit të kaluar.

Por kjo fature detyrimesh më shumë se sa ndikon në përkeqësimin e bilancit të OSHEE rrezikon të çojë në rritje të mëtejshme të çmimit të ujit në të gjithë vendin, pasi Ministria e Financave në një prej alternativave për zgjidhjen e situatës propozon që të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit.

Ministria e financave dhe Ekonomisë dhe ajo e infrastrukturës kanë dhënë dy zgjidhje për të pagesën e faturave të energjisë nga ndërmarrjet e ujësjellësit.

-E para është automatizimi i pagesave të faturave të energjisë elektrike përmes garancive bankare (overdraft). Kjo mënyrë do të pilotohet në 1 – 3 ndërmarrje ujësjellësi me financa të shëndosha, ndërsa do të shtrihet më tej tek ndërmarrjet e tjera që mund ta përballojnë financiarisht.

-Së dyti do të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit.

2
Komente

avatar
1 Comment threads
1 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
2 Comment authors
toniQytetar Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Qytetar
Guest
Qytetar

Meqenese artikulli eshte i ricikluar pasi keni shkruar edhe me pare per kete dokument te publikuar nf ERRU dua te sqaroj per lexuesit qe metodologjia aktuale nuk perjashton koston e energjise ne modelin per kalkulimin e tarifave. Nese dikush do me thote qe energjia nuk perfshihet ne kalkulimin e tarifave kjo eshte shkelje ligjore dhe nuk e besoj qe ERRU nuk e konsideron ne modelin e tarifave. Problemi qendron qe tarifat nuk mbulojne kostot e amortizimit dhe kjo gje pamundeson buxhetimin vjetor per mirembajtjen e aseteve gje qe degradon infrastrukturen. Per te mos folur pastaj per ate se kush me… Read more »

toni
Guest
toni

Priaktika tregon qe kur vidhet sic eshte vjedhur ne ate kompani kostot doemos do bien mbi konsumatorin. Merr nje aspekt, shif zyrat me aksesoret me te fundit kompjuterike qe rrijne fikur sepse jane vjedh vetem ca leke tenderash per ti vene aty. Sisteme kompjuterike te mbajtjese ne radhe per te bere pagesen te arka dhe rrijne fikur. Apo tunelet antikovid te vendosura te dera qe nuk punuan ne pikun e pandemise e jo me tani. Per te mos thene qe miqte e drejtorave qe kane vila 4 katshe dhe pishina dhe nuk paguajne as sa nje familje qe ka nje… Read more »