Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) bën me dije hapjen e garës për dhënien e 16 licencave të transmetimit audio analoge private. Sipas ligjit, do të organizohet procedura e përzgjedhjes së kandidaturave për dhënien e 16 licencave private të transmetimit audio analoge, të përbërë nga:
- Licenca e shërbimit të programi audio;
- Licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit analog. Për zonat e mëposhtme:
Nr. |
Zona e ofrimit tӫ shӫrbimit |
Pӫrcaktimi i operatorit |
Pika transmetuese |
Frekuenca (MHz) |
1 |
Qarqet Tiranӫ dhe
Durrӫs |
Audio rajonale analoge |
Fushӫ Dajt | 98.2 |
Krujӫ | 90.9 | |||
2 | Qarqet Tiranӫ dhe
Durrӫs |
Audio rajonale analoge |
Fushӫ Dajt | 92.6 |
Krujӫ | 94.7 | |||
3 |
Qarku Vlorӫ |
Audio lokale analoge |
Zvërnec | 90.6 |
Treblovë | 92.5 | |||
Himarë | 89.5 | |||
Llogora | 95.3 | |||
Mile | 89.6 | |||
4 |
Qarku Vlorӫ |
Audio lokale analoge | Zvërnec | 88.6 |
Treblovë | 96.3 | |||
Himarë | 89.8 | |||
Llogora | 96 |
Mile | 90.9 | |||
5 | Qarku Lezhӫ | Audio lokale analoge | Tyrbe Lezhë | 92.5 |
Rrëshen | 93.1 | |||
6 | Bashkia Dibӫr | Audio lokale analoge | Homesh (Peshkopi ) | 89.2 |
7 | Bashkia Mat | Audio lokale analoge | Mat | 87.7 |
8 | Bashkia Bulqizӫ | Audio lokale analoge | Bulqizӫ | 90 |
9 | Bashkia Klos | Audio lokale analoge | Klos | 90.7 |
10 | Bashkia Pӫrmet | Audio lokale analoge | Pӫrmet | 89.2 |
11 | Bashkia Kӫlcyrӫ | Audio lokale analoge | Kӫlcyrӫ | 89.5 |
12 | Bashkia Tepelenӫ | Audio lokale analoge | Tepelenӫ | 91.7 |
13 | Bashkia Memaliaj | Audio lokale analoge | Memaliaj | 92.3 |
14 | Bashkia Kukӫs | Audio lokale analoge | Qafӫ Prush/Kukӫs | 89.4 |
15 | Bashkia Has | Audio lokale analoge | Has | 89.7 |
16 | Bashkia Tropojӫ | Audio lokale analoge | Bajram Curri | 90.8 |
Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë private të transmetimit audio analoge, kanë afat për dorëzimin e aplikimeve në Autoritetin e Mediave Audiovizive, rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Kutia Postare 1010, Tiranë, brenda datës 13.04.2018 ora 10.00.
Dokumentacioni i plotë i konkurrimit të kandidaturave, që përfshin:
– Rregulloren “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës së transmetimit audio” e ndryshuar;
– Kushtet teknike të instalimit të pajisjeve transmetuese për secilën zonë të shpallur; (Pika e transmetimit, kanali, fuqia e transmetuesit);
– Kërkesat programore;
– Pagesat për licencën, taksat etj, të llogaritura për zonën në fjalë;
mund të tërhiqet në zyrën e Arkivë-Protokollit, në AMA pas kryerjes së pagesës në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, nga çdo subjekt që synon të marrë pjesë në konkurrim.
Aplikimet do të hapen në datën 13.04.2018, ora 10.00, në mjediset e AMA-s, ku subjektet aplikues apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.