Situata e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend ka bërë që Autoriteti i Mediave Audiovizive të shtyjë deri më 30 qershor digjitalizimin për qarkun e Elbasanit, Shkodrës, Lezhës dhe Vlorës.
“Autoriteti i Mediave Audiovzive në mbledhjen e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
30 qershori 2020 është afati i ri i vendosur nga Autoriteti me vendimin nr. 23 të bordit dhe vjen si pasojë e situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga nga epidemia e virusit COVID-19”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.