Amazon fitoi çështjen kundër Komisionit Europian të mërkurën, i cili kishte urdhëruar gjigantin amerikan të teknologjisë t’i paguante 250 milionë euro (330 milionë dollarë) taksa Luksemburgut.
Gjykata e Përgjithshme e BE-së tha se Komisioni, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian, nuk ia doli të tregojë se Amazon i ishte dhënë një avantazh fiskal i paligjshëm nga Luksemburgu – ku kompania amerikane ka filialin europian.
Institucioni me seli në Bruksel pati thënë në 2017 se Luksemburgu i kishte dhënë përfitime tatimore të padrejta Amazon. Komisioni tha në atë kohë se Amazon ishte lejuar të paguante katër herë më pak taksa se shoqëri të tjera lokale, subjekt i të njëjtave rregulla kombëtare. Megjithatë, Amazon e kundërshtoi këtë vlerësim.
“Ne e mirëpresim vendimin e Gjykatës, i cili është në përputhje me pozicionin tonë afatgjatë që e kemi ndjekur të gjitha ligjet në fuqi dhe që Amazon nuk ka marrë asnjë trajtim të veçantë” – tha për CNBC të mërkurën, një zëdhënës i kompanisë.
Kur u kontaktua sot, Komisioni Europian nuk ishte menjëherë i gatshëm të bënte një koment për vendimin. Institucioni mund të vendosë ta apelojë vendimin e gjykatës dhe ta çojë rastin në gjykatën më të lartë të BE-së.
Burimi: CNBC