Gjiganti i e-commerce po zgjerohet te transmetimi i kompeticioneve sportive. Bloomberg shkruan se po përgatit një ofertë për të drejtat televizive të Serisë A
Gara për të drejtat televizive të Serisë A mund të pasurohet me një konkurrent të ri. Bloomberg shkruan se Amazon po përgatit një ofertë. Aktualisht Sky (grupi ComCast) dhe Dazn (Perform) ndajnë së bashku këto të drejta, me përkatësisht 7 dhe 3 ndeshje në ditë.
Por marrëveshja do të përfundojë në fund të kampionatit aktual. Kampionati i Serisë A ka hapur ankandin për një brand të ri për trevjeçarin e ardhshëm dhe synon të arkëtojë 1,15 miliardë euro në sezon. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 26 janari.
Prej kohësh, kolosi me seli në Seattle po hyn gjithnjë e më shumë bindshëm në transmetimin e kometicioneve sportive. Të drejtat e streaming do të përdoreshin nga Prime Video, i cili muajin e kaluar fitoi të drejtën për të transmetuar 16 ndeshje të Champions League, ekskluzivisht dhe drejtpërdrejt në Itali, për periudhën trevjeçare 2021 – 24. Amazon ka hyrë në marrëveshje të ngjashme edhe në Gjermani dhe në nivel kampionatesh kombëtar, ka marrë të drejtat e Premier League. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton NFL.
Seria A, ku luajnë futbollistë të famshëm si Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic ka nevojë për një injeksion parash pas dekadash nëninvestimi. Të ardhurat e kampionatit dhe klubeve janë goditur më tej për shkak të pandemisë së COVID-19, e cila ka avulluar të ardhurat nga match-day (ndeshja e ditës) dhe zvogëluar të ardhurat nga të drejtat televizive.
Përfaqësuesit e Serisë A dhe Amazon nuk pranuan të komentojnë.