Amazon po mendon që ta shtyjë në shtator Prime Day, ngjarjen e saj spektakolare vjetore të blerjeve.
Këtë e bën të ditur Wall Street Jounal, duke përmendur faktin se pandemia e COVID-19 ka bërë të shpërthejë kërkesën në magazinat e kompanisë.
Fakte kryesore
Prime Day e Amazon është zhvilluar gjithmonë në korrik, që prej fillimit në vitin 2015
Sipas Wall Street Jounal, Amazon e ka shtyrë eventin me dy muaj këtë vit, për të shmangur akumulimin e tensioneve të mëtejshme në magazinat dhe në rrjetin e dorëzimit, në të njëjtën kohën me ndikimin e pandemisë së koronavirus.
Që prej marsit, Amazon u ka dhënë përparësi dërgimit të artikujve “thelbësorë”, si për shembull produkte shëndetësore, për pastrimin dhe produkte ushqimore me skadencë afatgjatë, megjithatë kompania po bën një progres të ngadaltë drejt dërgesave të shpejta, me një përzgjedhje më të gjerë produktesh sipas Wall Street Jounal.
Në prill, Reuters shkroi se Prime Day do të shtyhej të paktën deri në gusht, me një kosto të raportuar 100 milionë dollarë. Amazon po ndërmerr hapa për të kryer një numër më të madh dërgesash në një ditë.
Shifrat
Të ardhurat e Amazon u rritën në tremujorin e parë deri në 75,5 miliardë dollarë, si pasojë e një fluksi të madh kërkesash online, duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve nëpër botë u detyruan të mbyllen në shtëpi. Megjithatë, rritjet e kostove të punësimeve të reja, pagave dhe dërgesave i kanë vënë në një provë të fortë fitimet e Amazon. Sipas Wall Street Jounal, këto e penguan Amazon që të arrijë objektivat.
Kritikat e forta
CEO miliarder i Amazon, Jeff Bezos, ka marrë kritika të forta pasi dolën lajme sipas të cilave, kompania ka sanksionuar, madje edhe hequr nga puna, punonjës që ngritën shqetësime rreth shëndetit dhe sigurisë në magazinat e kompanisë gjatë pandemisë. Të paktën 7 punonjës të Amazon kanë humbur jetës për shkak të koronavirusit.
Burimi: Forbes