Ambasada e Kosovës në Itali iu ka bërë thirrje shtetasve kosovarë t’i reduktojnë lëvizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike. Sipas një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ata thonë se Ambasada do të jetë në gatishmëri të qytetarëve që kanë nevojë për shërbime. Gjatë ditës së djeshme Kosova ka vendosur të anulojë të gjitha fluturimet që vijnë nga zonat e prekura nga koronavirusi në Itali.
Ambasada e Kosovës në Itali iu ka bërë thirrje shtetasve kosovarë t’i reduktojnë lëvizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike.
Sipas një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ata thonë se Ambasada do të jetë në gatishmëri të qytetarëve që kanë nevojë për shërbime.
“Në kuadër të dispozitave dhe masave të Qeverisë italiane lidhur me emergjencën e krijuar nga COVID-19, dhe për sigurinë e të gjithë shtetasve kosovarë dhe të stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, i bëjmë thirrje shtetasve tanë që të reduktojnë lëvizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike, duke qëndruar në shtëpi pranë familjeve”, thuhet në njoftim.
Ata tutje kanë vendosur numrat e telefonit përmes të cilëve qytetarët mund ta kontaktojnë ambasadën.
“Luteni, për çdo emergjencë, telefononi tek numri në dispozicionin tuaj 24/7: + 39 327 452 6991”.
“Në këto momente duhet të jemi të gjithë më solidarë, ta respektojmë dhe ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës e Kosovës në Itali.
Gjatë ditës së djeshme Kosova ka vendosur të anulojë të gjitha fluturimet që vijnë nga zonat e prekura nga koronavirusi në Itali.
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se këtë rekomandim emergjent e kanë marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, si refleksion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane për Italinë veriore.
“Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si refleksion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit. Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet janë ndërprerë. Ndjejmë keqardhje për masat e marra – por në situatën e tanishme nuk kemi alternativë. Jam në kontakt të ngushtë me Ministrin e Shëndetësisë Vitia dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca për të koordinuar kontrollin ne Aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.