Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ndërmorri një takim me përfaqësues të shoqërive të sigurimit, Shoqatës së Siguruesve dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për diskutimin e ndryshimeve në Ligjin nr. 10 076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Takimi pati karakter konsultativ, gjatë të cilit u parashtruan komente dhe sugjerime në lidhje me përmirësime apo rregullime të mëtejshme që mund t’i bëhen draftit të përgatitur nga ekspertët e AMF-së.
Ndryshimet në Ligjin nr. 10 076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” synojnë t’i japin zgjidhje problemeve që janë hasur gjatë zbatimit të ligjit në praktikë, përshtatjes me zhvillimet dhe kërkesat e tregut të sigurimeve, si dhe përafrimin e mëtejshëm me direktivat evropiane.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.