AMF hap garën për 4 shërbime të reja në e-Albania; Si do verifikohet online data e përfundimit të siguracionit të makinës

28/06/2021 4:32 PM 0 komente

Përfundimin e datës së siguracionit të detyrueshëm vjetor të makinës, njoftimin me mesazh 14 ditë para se të skadojë vlefshmëria e policës apo edhe historikun e dëmeve ndër vite qytetarët do të mund ta marrin online nëpërmjet platformës e-Albania. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka hapur garën për zhvillimin dhe ofrimin e këtyre shërbimeve në e-Albania me fondin me vlerë 7,5 mln lekë.

Sipas specifikimeve teknike në dokumentacionin e prokurimit “Zhvillime për ofrimin e shërbimeve e-Albania” përcaktohet se online do të ofrohen 4 shërbime të reja, si: Verifikimi i policës për mjetet motorike; Njoftimi i qytetarëve 14 ditë përpara skadencës së policës TPL, në seksionin “Mesazhet e mia”; Historiku i policave të mjetet motorike dhe historiku i dëmeve, ku edhe për ngritjen e këtyre shërbimeve online do të përdoren të dhënat te marra nga Regjistri Elektronik Online i Shitjeve. Afati i fundit për hapjen e ofertave është 8 korriku 2021.

Shërbimi elektronik “Verifikimi i policës së sigurimit motorik” do t’ju mundësoje qytetarëve të marrin online vërtetimin të vlefshmërisë aktuale të policës së sigurimit që disponojnë për mjetin motorik, që kanë në pronësi apo në rast se janë cilësuar si përdorues në policën e sigurimit.

Shërbimi elektronik “Historiku i policave të mjetet motorike” është një shërbim që ka lindur si nevojë e kërkesave të shpeshta adresuar Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për vërtetimet që kërkohen kryesisht nga qytetarët shqiptarë me banim jashtë vendit mbi historikun e policave të sigurimit të detyrueshëm motorik. Edhe shërbimi elektronik “Historiku i dëmeve të mjeteve motorike” që ka lidhje me shërbimin si më sipër ka lindur si nevojë e kërkesave të shpeshta adresuar Autoritetit për vërtetimet që kërkohen nga shqiptarët që jetojnë jashtë.

Procedura për “Verifikimin e policës për mjetet motorike

-Identifikim si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhet shërbimin “Verifikimi i policës së sigurimit motorik (MTPL, Karton Jeshil, Policë Kufitare)”; Klikoni butonin “Përdor”; Automatikisht me ndërveprim nëpërmjet platformës qeveritare të ndërveprimit nga sistemi i mjeteve të DPSHTRR-se, shfaqen mjetet që ka në pronësi qytetari apo është shënuar në policë TPL.

-Për çdo mjet të zgjedhur, shfaqen përgjigje me të dhënat e policës së sigurimit të detyrueshëm motorike të vlefshme për mjetin si: Kodi Policës; Numri Serisë; Data e shitjes; Data e fillimit’ Data e mbarimit; Statusi; Data e ndryshimit të statusit; Totali i pagesës. Të dhënat e shoqërisë së sigurimit kontraktuese, si: Emri i shoqërisë; Emri i agjencisë. Të dhënat e mjetit: Nr Shasisë; Targa; Marka; Modeli; Ngjyra; Viti prodhimit; Numri i vendeve. Të dhënat e policëmbajtësit (pronar/përdorues): emri; mbiemri; datëlindja dhe tipi i klientit.

Procedurat për “Historikun e policave

Identifikim si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhet shërbimin “Historiku i policës së sigurimit motorik (MTPL)”; Klikoni butonin “Përdor”; Plotësimi i formularit elektronik nga përdoruesi me të dhënat e nevojshme të kërkuara, duke zgjedhur targën e mjetit dhe llojin e vërtetimit që kërkohet; Automatikisht me ndërveprim nëpërmjet platformës qeveritare të ndërveprimit nga sistemi i mjeteve të DPSHTRR-se, shfaqen mjetet që ka ose ka pasur në pronësi qytetari.

-Për çdo mjet të zgjedhur shfaqen të dhënat historike të policave motorike për mjetin dhe historiku i përfshirjes në aksidente si shkaktar. Te dhënat e policës do të jenë: Kodi Policës; Numri Serisë; Data e shitjes; Data e fillimit; Data e mbarimit; Statusi; Data e ndryshimit të statusit; Totali i pagesës. Të dhënat e shoqërisë së sigurimit kontraktuese, si: Emri i shoqërisë; Emri i agjencisë. Të dhënat e mjetit: Nr Shasisë; Targa; Marka; Modeli; Ngjyra; Viti prodhimit; Numri i vendeve.

Procedurat për “Historikun e dëmeve të mjeteve motorike

-Identifikim si qytetar në portalin e-Albania; zgjidhet shërbimin ” Historiku i dëmeve të policave së sigurimit motorik (MTPL)”;Klikoni butonin “Përdor”; Për çdo numër personal të caktuar shfaqen të dhënat e dëmeve motorike të mjetit, shkaktarit,  përfitues dhe pagesat e dëmit në statusin përkatës;

-Të dhënat e dëmeve të policave motorike: Kodi i dëmit Shoqëri, Statusi i dëmit, Data e raportimit; Data e aksidentit, Rrethi, Nr. i raportit të policisë, Rajoni i policisë; Monedha; Vlera e përllogaritur e dëmit: Pasurore, Materiale, Shëndetësorë, Morale; Vlera e rivlerësuar e dëmit: Pasurore, Materiale, Shëndetsore, Morale; Vlera nga procesi gjyqësor e dëmit: Pasurore, Materiale, Shëndetësorë, Morale; Shkaktari: Emër, Atësi, Mbiemër, Gjinia (M/F), Viti i Lindjes, NID: Dëshmia e aftësisë, Viti i dëshmisë̈ së aftësisë̈: NIPT: Shoqëria lëshuese e policës, Numri serial i policës, Kodi i policës AMF: Automjeti dëmtues: Targa, Ka dalë jashtë përdorimit (PO/JO): Përfituesi 1: Emër, Atësi, Mbiemër, Gjinia (M/F), NID; Automjeti i dëmtuar: Targa, Ka dalë jashtë përdorimit, Kodi i policës AMF: Vlera e dëmit: Paguar (PO/JO), Vlera, Monedha. Përfituesi 2: Emër, Atësi, Mbiemër, Gjinia (M/F), NID; Automjeti i dëmtuar: Targa, Ka dalë jashtë përdorimit, Kodi i policës AMF; Vlera e dëmit: Paguar (PO/JO), Vlera, Monedha.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of