AMF publikon “Kartën e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit në tregjet nën mbikëqyrje”

16/10/2020 3:27 PM 0 komente

Në funksion të mbrojtjes konsumatore, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe publikuar në faqen zyrtare “Kartën e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit në tregjet nën mbikëqyrje”.

Kjo Kartë përcakton të drejtat themelore që gëzon konsumatori dhe investitori në marrjen e shërbimeve në tregjet financiare nën mbikëqyrjen e Autoritetit, në përputhje me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e AMF-së dhe ligjeve specifike, që rregullojnë secilin nga tregjet financiare jobankare.

Dokumenti paraqet informacion të përmbledhur dhe të kuptueshëm, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit dhe investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrjen e AMF-së. Këto të drejta, të përfshira në “Kartën e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit” burojnë si rezultat i detyrimit për zbatim nga të gjitha subjektet e licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare jobankare.

Përpara lidhjes së një kontrate sigurimi, ose përpara ndërmarrjes së një investimi, në tregun e titujve, të fondeve të investimeve ose pensioneve private vullnetare, qytetarët duhet të jenë të mirëinformuar në lidhje me të drejtat e tyre, përfitimet, por edhe rreziqet.

Një nga detyrat e rezolutës së Kuvendit për AMF-në ishte pikërisht publikimi i informacionit të vazhdueshëm në faqen zyrtare në funksion të edukimit të publikut dhe rritjes së transparencës, në mbrojtje të qytetarëve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of