Tregu sekondar i letrave me vlerë të qeverisë gjatë periudhës janar – mars 2012 u dominua në masën 70.26% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 29.74% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 96.00% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari. Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar – mars 2012, flasin për një dominim të transaksioneve “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” dhe “Blerje në tregun primar” përkatësisht me 34.95% dhe 30.63% kundrejt volumit të përgjithshëm Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.05% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Dy grupet e transaksioneve B dhe C
Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar – mars 2012 ka patur një rritje prej 748.85 milionë lekë ose në masën 42.47%, krahasuar me periudhën janar – mars 2011. Numri i këtyre transaksioneve ka patur një rritje në masën 0.41%.
Transaksioni i llojit C “Blerje nga individët para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar – mars 2012 ka patur një rritje prej 126.87 milionë lekë ose 15.57%, krahasuar me periudhën janar – mars 2011. Numri i këtyre transaksioneve ka patur një ulje në masën 4.02%.
Gjatë kësaj periudhe raportimi, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 875.52 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar – mars 2011
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.