Analiza e qeverisë, ARMO ka falimentuar; Ja treguesit skandalozë

02/09/2016 3:10 PM 0 komente

Teksa shoqëria e përpunimit të thellë të naftës, ARMO po kalon në përdorim nga një biznes tek tjetri pas falimentit të grupit “Taci Oil” që e kishte në pronësi, gjendja e shoqërisë është përkeqësuar shumë. Në një analizë të fundit që ka bërë një grup pune pranë ministrisë së Industrisë dhe Financave tregon se praktikisht ARMO ka falimentuar.

Analiza e qeverise tregon se kompania në  6 mujorin e parë të 2015 ka akumuluar humbje 8.6 miliardë lekë.  Humbjet kanë shënuar 1518 lekë ndaj kapitalit.

Shpenzimet operative të kompanisë ishin 152 lekë për 100 lekë shitje, ndërsa për çdo 100 lekë shitje  rezultojnë 292 lekë humbje.

Për çdo 100 lekë aktive janë gjeneruar 17 lekë humbje, çka e bën të pamundur rimarrjen e investim, thuhet në analizën e qeverisë.

Detyrimet janë 7.6 herë më të lartë se kapitali, duke arritur në mesin e vitit 2015 borxhet e ARMO-s arritën në 50.9 miliardë lekë.

Që pas privatizimit të saj në vitin 2008, kompania ka kaluar peripeci ne menaxhimin  duke akumuluar një mal me borxhe.

Ne gusht të 2013, izraelitet e Heany Assets Corporation blenë aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85 për qind të aksioneve të ARMO sh.a. Në datën e blerjes Heany Assets Corporation njohu detyrimet e shoqërisë të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë.

ARMO gjatë vitit 2014 përfitoi të ardhura, si qiradhënëse të dy rafinerive, si pronare e tyre, të cilat shfrytëzoheshin nga Deveron dhe TPD Drilling. Por edhe në shfrytëzimin me qira të saj detyrimet thuajse u dyfishuan gjatë dy viteve të fundit.

Pak ditë më parë një kompani ofshore ka marrë rafinerinë problematike të naftës, ARMO.  Ionian Refining dhe Trading Co, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 13 qershor të vitit 2016. Kompania rezulton e regjistruar offshore në ishujt Britanikë Virgin, duke vijuar me “traditën” e kompanive më aksionerë të panjohur që hyjnë në aktivitetin e naftës në Shqipëri.

Nga Ministria e industrisë nuk ka informacion se në çfarë marrëdhënie kontraktuale ka hyrë kjo kompani e re me rafinerinë ARMO dhe si do të veprohet me detyrimet e shumta që ka ARMO.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of