Njerëzit të cilët refuzojnë të vetë-izolohen tani rrezikojnë gjobë deri në 10 mijë paund, ndërsa njerëzit që rezultojnë pozitivë me Covid-19 gjithashtu do të gjobiten nëse me vetëdije japin informacion të rremë në lidhje me kontaktet e afërta për shërbimin e testimit dhe gjurmimit.
Nga sot në Angli hyjnë në fuqi masat e reja, që parashikojnë gjoba nga 1 deri në 10 mijë paund për shkelësit përsëritës apo shkeljet e rënda.
Qeveria angleze thuhet gjithashtu se po planifikon të zbatojë një “bllokim total social” në të gjithë Londrën dhe në pjesën më të madhe të Anglisë veriore për të luftuar një valtë të dytë të koronavirusit.
Sipas masave të reja, njerëzit do të ndalohen të shoqërohen në shtëpi, parqe, pub-e dhe restorante në grupe me më shumë se gjashtë persona.
Më parë, deri në 30 persona nga dy familje ishin të lejuara të takoheshin shoqërisht, ose gjashtë nga familje të ndryshme.
Të gjitha pubet, restorantet dhe baret gjithashtu thuhet se do të urdhërohen të mbyllen për dy javë fillimisht, megjithëse shkollat, dyqanet, fabrikat dhe zyrat do të qëndronin të hapura.
Sipas masave të reja në Angli, ceremonitë e dasmave tani do të kufizohen në vetëm 15 persona./The Independent