Franca dhe Spanja zhvilluan ankande solide të borxheve qeveritare këtë javë, duke qetësuar tensionin elektoral përpara një fundjave të nxehtë me ngjarje politike.
Parisi shiti 7.4 miliardë € bono thesari, duke arritur kufirin e sipërm të objektivave të tij, dhe më kërkesë të lartë për letrat me vlerë 9, 10 dhe 13-vjeçare. Spanja gjithashtu shiti sasinë maksimale që kishte synuar me 2.5 miliardë € në bonot tre dhe pesë vjeçare, edhe pse iu desh të paguajë interesa shumë më të larta.
Ankandet u kryen në kontekstin e një ankthi të madh për rezultatet e zgjedhjeve të fundjavës në Francë dhe Greqi.
François Hollande, sfidanti socialist, pritet të fitojë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve franceze kundrejt kandidatit Nicolas Sarkozy por tregjet mbeten në vigjilencë ndaj zotimit të tij për të vendosur rritjen përpara emergjencës, në rendin e prioriteteve dhe për të ndryshuar të ashtuquajturin “bashkimin fiskal”.
Zgjedhjet parlamentare në Greqi janë mbivlerësuar disi nga investitorët por disa analistë tani po vënë alarmin për gjasat që këto të përfundojnë me rezultate problematike për eurozonën, veçanërisht teksa shumë parti pritet të ri-negociojnë paketën e dytë të shpëtimit të Athinës.
Të dy zgjedhjet pritet të ngacmojnë bisedime të reja lidhur me vendimet – bashkimin fiskal dhe ndihmën e emergjencës – që ishin rezultatet e negociatave torturuese dhe, jo rrallë edhe të ashpra, çka i bën nervozë disa investitorë. Ditën e enjte euro u këmbye në shifra të përafërta më nivelin e tij më të ulët të dy javëve.
Në ankandet e ditës së enjte, Madridi u detyrua të paguajë yield-e më të larta për të tre afatet e bonove që shiti. Madridi shiti 764 milion € bonosh pesë-vjeçare, duke tejkaluar shifrën e ofertuar, çka është shenjë se kishte kërkesa, por yield-et u rritën nga 3.57% në 4.75% nga ankandi i mëparshëm.
Në një ankand të bonove 5-vjeçare prej 773 milionësh, yield-et u rritën 4.96% kundrejt 3.70% të herës së kaluar. Rreth 1 miliardë € bonosh 3-vjeçare u shitën ndërsa yield-et u mbyllën me 2.62% kundrejt 4.04%.
Parisi nga ana tjetër pa një rënie të menjëhershme në yield-et e ankandeve. Normat e interesave për 1.6 miliardë € të letrave nëntë-vjeçare të shitura, ranë nga 3.29% në 2.85% ndërsa ato të 3.3 miliardë bonove 10-vjeçare ranë me 2 pikë bazë në 2.96%.
Në tregjet e borxhit sekondar, yield-et bazë për bonot 10-vjeçare për Spanjën, Italinë dhe Francën ranë me 5 pikë bazë, 2pb dhe 5pb përkatësisht. Tregjet e kapitalit u rigjallëruan pasi rezervat e SHBA-ve u rimëkëmbën nga nivelet e ulëta të mbrëmjes së mërkurë.