Anti-informaliteti, Denaj: Kontrollet tek gjithë produktet e akcizës, fushata po jep efektet e para

19/08/2019 12:30 PM 0 komente

Të gjithë subjektet që tregojnë produkte të akcizës do të kenë vëmendje të shtuar nga administrata doganore për kontrolle dhe verifkime si pjesë e planit operacional anti-informalitet. Detajet i dha Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj në një dalje të përbahskët me kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Arlind Gjokutaj. Denaj nënvizoi se tashmë efektet e para të anti-informalitetit po ndihen edhe në buxhet me një realizim të planit të të ardhurave ndërkohë që theksoi se karburantet nuk do të jenë i vetmi sektor në vëmendje pasi pijet alkolike, duhani dhe kafeja do të përfshihen gjithashtu në plan.

“Prioritet i muajit gusht kanë qenë produktet e akcizës. Administrata  doganore ka analizuar me detaj të dhënat e diponueshme dhe ka përgatitur një listë paraprake të subjekteve që do të inspektohen. Kontrollet konsistojnë në verifikime të detajuara fizike dhe dokumentare.  Verifikimin me përputhshmërinë e deklarimit me të dhënat e sistemit  informalitk. Si rregull kontrollet mbulojnë periudha e pakontrolluara më parë  nga strukturat doganore por në çdo rast është marrë minimalisht  periudha 1 janar  2018 deri në momentin aktual. Në fazën e dytë të planit operacional brenda vitit korrent verifikimi do të kryhet për një  periudhë 3 vjeçare ashtu siç parashikohet nga legjislacioni doganor. Në muajin korrik  ecuria e importit dhe konsumit të produkteve të akcizës si dhe niveli i të  ardhrurave të arkëtuara nga administrata doganore ka pësuar rritje të konsiderueshme.

Më konkretisht të ardhurat nga akciza për muajin korrik ishin 4.86 miliardë lekë  107 për qind ndaj planit realizmi. 17.8 për qind në raport me korrik 2018. E njëjta gjë vërehet edhe përgjysmën e parë të  gushtin.  Fokus i veçantë i është kushtuar sektorit të hidrokarbureve ku përveç kontrolleve në pikat e karburantit po ushtohet  kontoll fizik që nga nisja e zinxhirit të tregtimit  me shumicë nga momenti i importit apo prodhimit. Ka përfudnuar kontrolli i magazinave të lira në Poro Romano dhe po vijojmë me kontrollin e Petroliferës në Vlorë dhe në  Uzinën apo Rafinerinë e prodhimit në Ballsh.

Me pas puna vijon me kontrollin e karburantit të përdorur nga anijet  e peshkimi dhe verifikimin e faturave dhe transkaioneve në gjithë zinxhirin  për të bërë një evidencë të qartë të situatës në sektorin e hidrokarbureve.  Paralelisht me këtë në muajt në vijim fokus të veçantë do të kenë produktet e akcizës veçanërisht duhani dhe pijet alkolike. Në shtator do të nisë kontrolli dhe rakordimi i të dhënave për importin dhe prodhimin  e lënëve të para të përdorura për prodhimin e pijeve alkolike. Në bashkëpunim me struktura të tjera policinë e shtetit në mënyrë të veçantë do të ketë  kontroll tek duhani dhe birra” tha Denaj.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Arlind Gjokutaj tha në fjalën e tij se të paktën 71 raste janë konstatuar me shkelje nga kontrollet dhe në raste janë referuar në prokurori pasi ka pasur konsumim të veprës penale.

Që nga zbatimi në fillim të muajit korrik do të jap impaktin. Gjatë  periudhës 1 korrik deri më 16 gusht 2019 strukturat e D PD dhe degët doganore janë angazhuar në zbatim të planit operacional. Në total nga  strukturat e analizës dhe degëve doganore janë kyer 960 kontollje  nga ku kanë rezultuar me shkelje 71 raste.  Kontrollet janë bazuar në një analizë të të dhënave paraprake që disponon autoriteti doganor por bazuar dhe në sinjalizime apo denoncime të qytetarëve që kanë qenë të konsiderueshme.

Në çdo rast në varësi të shkeljes së evidentuar janë aplikuar sanksionet përkatëse si aplikimi i detyrimit të munguar penalizteti apo sekuestrimi i produkteve. Janë referuar në prokurori 9 raste.  Në total për rastet kur nuk është paguar detyrimi ka qenë 50 milionë lekë kurse penalitetet janë afërsisht 98 milionë lekë. totali i detyrimeve  që duhet të paguajnë subjektet e evidentuar me shkelje është 140  milionë lekë apo rreth 1.2 milionë euro. Për karburamntet po bëhet analizë e plotë dhe brenda javës do të kemi gjithë të dhënat per importin dhe prodhimin dhe do tju raportojmë gjetjet.

muajin korrik performanca ka qenë tepër pozitive dhe i njëjti trend ka vijuar dhe në  gusht. Në muajin korrik u arkëtuan 15.87 miliardë lekë të ardhura me një realizim prej 101.3 për qind ndaj planit mujor. Në raport me korrik  2018 rritja ka qenë 7.7 për qind. Të ardhurat nga akciza  ishin 4.8 miliardë lekë me një realizim 107 për qind të  planit. TVSH e arkëtuar rezultoi 10.2 miliardë lekë, 100 për qind  të planit mujor dhe rritje 6.4 për ind në raport me korrik 2018” tha Gjokutaj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of