Publikohet, më së fundi, azhurnimi i klasifikimit të smartphone-ve më të shpejtë në botë nga AnTuTu, e cila mat performancën e procesorëve të celularëve më të fundit në treg.
Në krye të klasifikimit të smartphone-ve me sistem operativ Android është OnePlus 7, i cili ka procesor Snapdragon Qualcomm 855 , që mundëson lundrimin në internet në rrjetin 5G. Ky smartphone lë pas krahëve celularë të cilët zotërojnë procesorin Snapdragon 845.
Siç shihet nga renditja, OnePlus 7 Pro lë pas krahëve Xiaomi Mi 9, shumë më ekonomik, por me parametra mjaft të mirë. Në podium, në vend të tretë, gjejmë një tjetër model telefoni të Xiaomi, gaming phone Blackshark i gjeneratës së dytë. Në vend të katërt, LG V50 ThinQ 5G, me rrjet 5G.
Renditja vijon me smartphone të familjes Samsung Galaxy S10, me procesor Exynos 9820, ku modeli Samsung Galaxy S10+ i paraprin modelit 5G, atij standard dhe smartphone më ekonomik. Në fund dy modelet e reja, Huawei P30 dhe P30 Pro me procesor Kirin 980.
Por nëse renditjes do t’i shtonim edhe iPhone, pra modelet me Apple A12 Bionic, klasifikimi i smartphoneve më të shpejtë në botë do të ishte si më poshtë…
1. OnePlus 7 Pro
2. Xiaomi Mi 9
3. Xiaomi Mi Blackshark 2
4. iPhone Xs
5. iPhone Xs Max
6. LG V50 ThinQ 5G
7. iPhone Xr
8. Samsung Galaxy S10+
9. Samsung Galaxy S10 5G
10. Samsung Galaxy S10
Megjithatë, sipas lajmeve të fundit, thuhet se telefoni Redmi K20 i kompanisë Xiaomi, që do të dalë në treg në mes të korrikut në Indi, pritet t’i zërë vendin OnePlus 7 Pro. Redmi K20 njihet ndryshe edhe me emrin Xiaomi Mi 9t. Xiaomi Redmi K20 Pro ka procesor Qualcomm Snapdragon 855 dhe sistem operativ Android 9.0 Pie. Sipas vlerësimeve të fundit për matjen e performancës, Xiaomi Redmi K20 Pro shënon 388,803 pikë, më shumë se OnePlus 7 Pro.
Renditja e plotë http://www.antutu.com/en/ranking/rank1.htm
boni update artikullin.
xiaomi 9T eshte me i shpejte.