Anulohet testi i arritshmërisë në Kosovë për këtë vit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që ta anulojë testin e arritshmërisë për vitin shkollor 2019/20.
Vendimin për anulimin e testit për nxënësit e klasave të 9-ta shkollore e ka marrë duke u bazuar në situatën që po kalon vendi me pandeminë COVID-19.
“Marrë parasysh në gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar vendi ynë si pasojë e pandemisë COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve, personelit të institucioneve arsimore dhe gjithë qytetarëve u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në arsyetimin.
Sipas ministrisë ky vendim është marrë për shkak të ruajtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelin e institucioneve arsimore, nga Covid-19.
Ndryshe testi i arritshmërisë për klasat e nënta do të mbahej me 20 gusht të këtij viti.
Komente