Shazam është aplikacioni më i njohur, por ekzistojnë edhe aplikacione të tjera që ju lejojnë të gjeni nga smartphone titullin e këngës që jeni duke dëgjuar
Të gjithë ne e njohim Shazam. Aplikacioni i famshëm për smartphone gjen titullin e një kënge në vetëm pak sekonda. Por Shazam nuk është i vetmi aplikacion që gjen titullin e një kënge nëse jemi duke dëgjuar radio, ekzistojnë edhe aplikacione të tjera të disponueshme në iOS dhe Android që kryejnë të njëjtin funksion
Pyetje e thjeshtë: cila është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për të gjetur titullin e një kënge duke përdorur një iPhone apo iPad? Mjafton që të përdorni Siri, aplikacioni personal i Apple për t’ju përgjigjur pyetjeve në lidhje me muzikën. Shtypni butonin Home, në mënyrë të zgjatur, në bazë të opsioneve që keni zgjedhur për asistentin tuaj personal.
Pyesni inteligjencën artificiale “Cili është titulli i kësaj kënge?” ose “Si quhet kjo këngë?” dhe ajo do t’ju përgjigjet në pak sekonda. Dhe Siri mund të kryejë të njëjtin funksion edhe në kompjuter MacOS X.
Me Google Now ju mund të mësoni në çdo moment titullin e këngës që po transmetohet në radio. Ju veç duhet të thoni: “Ok Google, cili është titulli i këngës?”.
Nëse kemi instaluar edhe Shazam-in në telefon mund të përdorim një rrugë të shkurtër: “Ok Google, Shazam, më thuaj cila është kënga”.
Po nëse na ndodh që të dëgjojmë një këngë të bukur, ndërkohë që jemi para kompjuterit. Në Windows 10, Cortana ka një funksion të veçantë për të gjetur titullin e këngës që është duke u transmetuar.
Për të aktivizuar këtë funksion, duhet të klikoni ikonën e Cortana (në të majtë, poshtë në desktop) dhe t’i kërkoni asistentit personal “Cortana a mund të më thuash se cili është titulli i kësaj kënge?”.
Asistenti në shtëpi i Microsoft do të dëgjojë këngën nëpërmjet mikrofonit të kompjuterit dhe pastaj do t’ju japë përgjigje.
Shazam është një aplikacion që shkarkohet falas si në Android si në iOS dhe ju thotë se cili është emri i artistit, titulli i CD dhe këngës që jeni duke dëgjuar.
Përdorimi është shumë i thjeshtë – pasi të keni instaluar Shazam, mjaft të shtypni “Dëgjo” dhe aplikacioni në pak sekonda do t’ju tregojë se cila është kënga.
Këto kohët e fundit, Shazam duhet të mbrohet nga një konkurrencë e pamëshirshme. Monopoli i këtij aplikacioni ishte absolut kohë më parë, ndërsa sot është në diskutim nga shërbime të ngjashme si SoundHound. Aplikacioni është i disponueshëm për Android, Windows Phone dhe iPhone.
Përveç kërkimit të një kënge, ka edhe funksione të tjera. Nëpërmjet këtij programi ju mund të shihni klasifikimin e këngëve më të kërkuara apo të tweet-uara. Në profilin tuaj mund të shihni edhe hartën e këngëve që keni kërkuar.