Ajo e merr emrin nga timer-ët (kohëmatësit) në kuzhinë në formë domateje, një nga teknikat më efikase për menaxhimin e kohës.
E ideuar nga Francesco Cirillo në vitet ‘80, ajo është një dhuratë për të gjithë ata që kanë vështirësi në menaxhimin e kohës ndërkohë që punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë.
Teknika përfshin 25 minuta punë me përqendrim të lartë dhe 5 minuta pushim. Aplikacione të ndryshme ju vijnë në ndihmë ta zbatoni me sukses këtë teknikë. Ky artikull është shkruar duke përdorur teknikën dhe aplikacionet e mëposhtme…
Clockwork Tomato
Clockwork Tomato është një aplikacion për menaxhimin e kohës, i mbështetur në teknikën e domates. Në të përfshihet një timer, një orë dhe një ditar i aktiviteteve. Është i personalizueshëm me më shumë se 50 opsione.
Pomodone app
Pomodone app mund të integrohet me instrumente të tjera për menaxhimin e punëve që duhet të kryeni si Trello, Wunderlist, Asana e Basecamp. Importon punët ekzistuese nga çdo aplikacion i lidhur dhe raporton ato të përfunduara në Pomodone, në aplikacionin për menaxhimin e punëve, që përdorni.
Tomatoes
Nuk është një aplikacion, por një burim online të cilët mund ta konsultoni falas. Tomatoes ju ndihmon të motivoheni nëpërmjet konkurrencës. Timer i Tomatoes është shumë i thjeshtë – mjafton të klikoni start në home page. Faqja gjurmon numrin e “domateve” – d.m.th seancat e përqendrimit – që çdo përdorues ka përfunduar, duke krijuar klasifikime për ditën, javën, muajin dhe vitin.
Pomotodo
Pomotodo është një aplikacion për menaxhimin e kohës për njerëzit krijues. Ai ndihmon në menaxhimin e fluksit të punës me një listë dhe një axhendë. Ka një plan bazë, falas, për të gjithë. Ndërsa versioni Pro përfshin karakteristika të avancuara si për shembull vendosjen e objektivave, mundësinë për të shtuar Note (shënime) dhe një raport për produktivitetin gjatë javës.
Burimi: Corriere della Sera