Aplikimet për IPARD II, nesër afati i fundit për ata që duan të përfitojnë fonde në bujqësi

14/01/2020 12:30 PM 0 komente

Programi IPARD II një instrument i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural i ka hapur mes të tjerash një mundësi edhe Shqipërisë. Thirrjet për fazën e dytë u çelën vitin e shkuar, por të mërkurën e kësaj jave është afati i fundit për të dorëzuar aplikimet për të përfituar nga këto fonde.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural është edhe institucioni ku duhet të dorëzohen aplikimet.

“Programi IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA II) për Zhvillimin Rural (IPARD), kontribuon me 94 Milionë Euro, fonde nga BE dhe Qeveria Shqiptare, për harkun kohor 2014-2020, me qëllim zhvillimin e sektorit agro-ushqimor. Programi IPARD II ka objektiv dhe prioritet mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, përmirësimin e konkurrencës, pajtueshmërisë me standardet e BE-së, mbështetjen e investimeve në zonat rurale me qëllim diversifikimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e biznesit, duke çuar në përmirësimin e mundësive të punësimit dhe përfshirjes sociale” sqaron AZHBR në faqen e saj zyrtare.

 

Masat që mbështeten në thirrjen e dytë

Thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, ose të agro-përpunimit dhe rural me fokus në masat e mëposhtme:

Masa 1: “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: Qumësht, mish, fruta, perime, vresht.

Masa 3: “Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: qumështi dhe përpunimi i qumështit, përpunimi i mishit, përpunimi i frutave dhe perimeve, vera

Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: Sigurimi dhe Prodhimi i bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve; Përpunimi dhe tregtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, frutat perimet dhe verës); Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, prodhimi dhe tregtimi i vajrave esenciale; Akuakultura (në ujëra të ëmbla dhe të kripur): Turizmi rural dhe i Natyrës; Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale; Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures; Prodhimi i energjisë së rinovueshme.

Në garë për fondet e BE-së në bujqësi, si të aplikoni për thirrjet e IPARD

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of