Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara ka bërë me dije, se “, me qëllim publikimin dhe zhvillimin pa vonesa të procedurave të prokurimit për vitin 2020, përmes APP njofton të gjithë bizneset e interesuara se, duhet të dërgojnë pranë ABP-së, sa më shpejt por jo më vonë se data 3 Shkurt 2020, të dhënat teknike, sasiore dhe fondin përkatës për mallrat e shërbimet që do të prokurohen nëpërmjet Marrëveshjes Kuadër, për mallra në funksion të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.
Bëhet e ditur se, lista e objekteve (mallra apo shërbime) të prokurimit janë si më poshtë:
- Blerje karburanti, përveç vajgurit Jet Al;
- Blerje materiale kancelarie;
- Blerje orendi dhe pajisje për mobilim zyrash;
- Blerje materiale të ndryshme për pastrim;
- Blerje uniforma dhe elemente të tjera përbërëse të tyre;
- Blerje këpucë;
- Blerje pjesë këmbimi për automjete, për shërbimet profilaktike;
- Blerje tonerash;
- Blerje artikuj ushqimorë;
- Blerje materiale të buta dhe veshmbathje;
- Botime, printime dhe materiale shtypshkrimi;
- Sigurim automjetesh;
- Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi;
- Shërbim pastrimi;
- Shërbim gjelbërimi;
- Shërbime dezinfektimi;
- Shërbim lyerjeje dhe mirëmbajtjeje ndërtesash;
- Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh;
- Riparim, mirëmbajtjeje sistemi të ngrohje-ftohjeve;
- Mirëmbajtje impiante elektrike.
Nga ana tjetër, APP bën me dije, se për kërkesa të veçantë për secilin objekt prokurimi, të shoqërohet me dokumentacionin e të dhënat e plota, si vijon:
a) Parashikimi i afatit dhe përllogaritja e fondit të marrëveshjes kuadër (pa TVSH). Sqarojmë se, autoritetet kontraktore, duhet të dërgojnë kërkesat për prokurim nëpërmjet marrëveshjes kuadër me afat të paktën 2 (dy) vjet, dhe në cdo rast, fondi i marrëveshjes kuadër që do të dërgohet në organin qëndror blerës, duhet t’i referohet Planifikimit Buxhetor Afatmesëm (PBA) të autoritetit kontraktor; b) Sasia dhe çmimi / njësi (pa TVSH); c) Specifikimet teknike dhe/ose termat e referencës, të hartuara nga të paktën 1 (një) specialist fushe, për mallrat dhe shërbimet të cilat nuk kanë specifikime teknike të unifikuara; ç) Në rast të dërgimit të kritereve të veçanta të pranimit lidhur me kapacitetin teknik, për objekte specifike prokurimi, autoritetet kontraktore të përfshijnë specialistë fushe gjatë hartimit dhe të mirëargumentojnë vendosjen e çdo kriteri nga ana e tyre; d) Grafiku i lëvrimit të mallrave dhe/ose zbatimit të shërbimeve; dh)Për objektin e prokurimit “Blerje karburanti, përveç vajgurit Jei Al “, të specifikohet nëse lëvrimi do të kryhet me kartë elektronike ose autobot; e) Për objektin e prokurimit “Botime, primime dhe materiale shtypshkrimi”, sqarojmë se për “letrat me vlere” të përcaktuara sipas pikës 2 të VKM nr.1497, datë 19.11.2008 “Për shtypjen e letrave me vlere”, të ndryshuar, proçedura e prokurimit nuk zhvillohet nga organi qendror blerës ABP. Gjithashtu, për botimin e teksteve që do t’i shërbejnë diasporës, duke qenë se Qendra e Botimeve të Diasporës është përgjegjëse për botimin e tyre në përputhje me ligjin nr.9616, datë 27.9.2006 “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjin nr.35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, sqarojmë se proçedura e prokurimit nuk zhvillohet nga oraani qendror blerës ABP. ë) Të dhënat e kontaktit për personin / personat përgjegjës për prokurimin në autoritetin kontraktor (ernër mbiemër, numër telefoni, adresë e-mail).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.