APP rekomandim bizneseve: Ja si të ndiqni procedurat e prokurimit për 2020

17/10/2019 1:00 PM 0 komente

Agjencia e Prokurimit Publik, përmes një njoftimi të fundit, ka nxjerrë disa rekomandime për të gjithë bizneset, që lidhen me shpalljen  e procedurave të prokurimit për vitin e ardhshëm.

APP argumenton se, rekomandimet jepen me qëllim rritjen e performances së menaxhimit të fondeve dhe nevojave nga autoritetet kontraktore dhe mirëfunksionimin në tërësi të sistemit të prokurimit publik.

 Rekomandimet si më poshtë:

  1. Të gjitha autoritetet kontraktore të fillojnë procedurat e prokurimit për objektet (mal1/punë/shërbim) të parashikuara për vitin 2020, përsa kohë që fondet i kanë të parashikuara në PBA. 

Për këtë qëllim, autoritetet kontraktore duhet të vijojnë menjëherë punën për krijimin në Sistemin e Prokurimit Elektronik të elementit përkatës të procedures së prokurimit që do të zhvillojnë, për mbulimin e nevojave të vitit 2020 e në vijim. 

Gjithashtu, autoritetet kontraktore duhet të mbajnë në konsideratë faktin që, rregullat e prokurimit publik i njohin të drejtën autoriteteve kontraktore që të nisin procedurat e prokurimit dhe t’i zhvillojnë ato deri në momentin e shpalljes së njoftimit të fituesit, ndërsa lidhja e kontrates do të bëhet vetëm pasi fondi të jetë në dispozicion (në llogarinë përkatëse) të autoritetit kontrator. 

  1. Elementi/zeri i regjistrit për proceduren përkatëse që do të zhvillojnë autoritetet kontraktore për vitin 2020 do të krijohet në regjistrin e parashikimeve të procedurave të prokurimit për vitin 2090. 

Së fundmi, APP sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore parashikimet e VKM Nr. 807, datë 16.11.2016 “Per disiplinimin e angazhimeve buxhetore”, të ndryshuar. 

APP, risjell në vëmendje edhe Formularët mbi deklarimin e konfliktit të interesit, që sikurse vitin 20109, edhe në 2020, duhet të plotësohen nga të gjithë personat e përfshirë në procesin e prokurimit, si dhe të specifikohet ndodhja ose jo në kushtet e konfliktit të interesit. APP sjell në vëmendje Udhëzimin e saj Nr. 3, datë 24.10.2016 “Mbi Deklarimin e Konfliktit të Interesit nga Zyrtarët e Prokurimit”, me të cilin udhëzohen autoritetet kontraktore lidhur me këtë detyrim, i cili rrjedh nga nenet 56 dhe 64 të VKM.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of