Apple publikoi klasifikimet dhe tendencat për vitin 2017, duke zbuluar edhe aplikacionet më popullore, këngët/albumet, filmat, librat, spektaklet televizive dhe gjithçka në App Store, Apple Music, iTunes, iBooks e Apple Podcast.
Aplikacioni më i Mirë i Vitit për iPhone është Calm, një aplikacion për meditimin dhe gjumin, ndërsa Loja më e Mirë për vitin 2017 është Splitter Critters. Apple thotë se titulli “rrezaton imagjinatë dhe origjinalitet”.
Një gjë interesante është se Loja e vitit për iPhone dhe iPad nuk është falas. Aplikacioni Affinity Photo është po ashtu me pagesë, ndërsa Calm është falas, me një opsion për t’u regjistruar.
Aplikacionet dhe Lojërat më të Mira për 2017
Aplikacioni i vitit në iPhone: Calm
Loja e vitit në iPhone: Splitter Critters
Aplikacioni i vitit në iPad: Affinity Photo
Loja e Vitit në iPad: The Witness
Aplikacionet që janë shkarkuar më shumë janë: Bitmoji, Snapchat, YouTube, Messenger, Instagram dhe Facebook.
Super Mario Run është në krye të listës së lojërave më të shkarkuara ndjekur nga 8 Ball Pool, Snake VS Block, Ballz, Word Cookies dhe Subway Surfers.
Në Apple Music, albumi më i shkarkuar ishte More Life nga Drake, ndërsa Shape of You nga Ed Sheeran ishte kënga më popullore për 2017. Albumi i Taylor Swift, Reputation, është në vend të tretë, edhe pse ka vetëm pak javë që është publikuar.
Sa i përket filmave, në krye të listës në iTune Moves, është “Moana”, ndjekur nga “Rouge One: A star wars story” dhe “Wonder Woman në vend të tretë.
Libri më i shkarkuar në iBooks, i cili është përshtatur edhe si film, është “The Handmaid’s Tale” nga Margaret Atwood; në vend të dytë “Big Little Lies,” ndjekur nga “Before We Were Yours.”