Apple blen një kompani çdo tre ose katër javë

24/02/2021 2:09 PM 0 komente

Apple ka blerë rreth 100 kompani në gjashtë vitet e fundit – tha CEO i shoqërisë, Tim Cook. Kjo do të thotë një shoqëri çdo tre ose katër javë – tha z. Cook në mbledhjen vjetore të aksionerëve të Apple të martën.

Apple regjistroi kohët e fundit tremujorin më të mirë të të gjitha kohërave sa u përket të ardhurave, me 111.4 miliardë dollarë, në tremujorin e parë të vitit të saj fiskal në 2021. Z. Cook tha në mbledhjen e aksionerëve se blerjet synojnë të sjellin teknologji dhe talente të reja.

Blerja më e madhe e Apple në dekadën e fundit është ajo e kompanisë për prodhimin e kufjeve Beats Electronics, e themeluar nga rapper-i dhe producenti Dr. Dree për 3 miliardë dollarë. Një tjetër blerje e rëndësishme është shoqëria e software për njohjen e muzikës, Shazam, për 400 milionë dollarë në vitin 2018. Në të shumtën e rasteve, Apple blen kompani teknologjike më të vogla dhe më pas i përfshin inovacionet e tyre në produktet e saj.

Një shembull është PrimeSens, një kompani izraelite për njohjen në 3D, teknologjia e së cilës ka kontribuar në funksionin FaceID të Apple. Kompania me seli në Cupertino gjithashtu ka investuar në teknologji back-end që nuk janë shumë të dukshme për përdoruesit e iPhone apo Macbook.

Lista e blerjeve dhe investimeve të Apple është e larmishme. Në vitin e fundit, Apple ka blerë kompani të ndryshme, të cilat zhvillojnëInteligjencën Artificiale, një kompani eventesh të realitetit virtual, një startup pagesash, një kompani podcast e shumë të tjera. Në vitin 2019, Apple bleu Drive.al, një kompani mjetesh me drejtim autonom, në përpjekje për të rritur përfshirjen në teknologjitë e këtij lloji.

Burimi: BBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of