Apple njoftoi nismën “Restore Fund”, një projekt në bashkëpunim me Conservation International dhe Goldman Sachs, për të eliminuar të paktën 1 milion tonë dioksid karboni nga atmosfera brenda vitit 2030. Sipas mbështetësve, fondi 200 milionë dollarë synon t’i japë jetë një modeli financiar praktik, i cili për të rritur investimet në pyje.
Conservation International duhet të sigurojë që projektet të përmbushin, në mënyrë rigoroze, standardet mjedisore dhe sociale, ndërkohë që Goldman Sachs do të merret me menaxhimin e fondit. Tre aktorët do të identifikojnë projektet e reja gjatë vitit.
“Natyra na ofron disa nga mjetet më të mira për të eliminuar dioksidin e karbonit nga atmosfera. Pyjet, lagunat dhe kullotat thithin dioksidin e karbonit nga atmosfera dhe e ruajnë përgjithnjë në tokë, në rrënjë e degë” deklaroi Lisa Jackson, zv.presidente e Environment, Policy and Social Initiatives në Apple. “Me krijimin e një fondi që gjeneron si një rikthim financiar, po ashtu edhe efekte reale të matshme në karbon, ne synojmë të udhëheqim një ndryshim më të gjerë në të ardhmen, duke nxitur investimet në eliminimin e karbonit në të gjithë botën.
Kjo nismë është pjesë e objektivit më të gjerë të Apple për t’u bërë “carbon neutral” në gjithë zinxhirin e vlerës brenda vitit 2030. Brenda nëntë viteve të ardhshme, kompania synon të eliminojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, 75% të emetimeve nga zinxhiri i furnizimit dhe produkteve, ndërsa fondi do të kompensojë 25% tjetër të emetimeve, duke eliminuar karbonin nga atmosfera.
Në këtë mënyrë, iPhone, iPad, Mac e gjithë pajisjet e tjera të grupit do t’i gëzohen një prodhimi “green”. Edhe klientët Apple mund të bëhen pjesë e kësaj nisme – deri më 22 prill, në Ditën e Tokës, për çdo blerje nëpërmjet Apple Pay, kompania do t’i dhurojë një kontribut Conservation International për të mbështetur projektet për ruajtjen e mjedisit.
“Inovacioni është në qendër të vëmendjes së Apple ndaj zgjidhjeve klimatike dhe Goldman Sachsështë krenare që bashkëpunon me ta dhe Conservation International”, tha Dina Poëell, Global Head of Sustainability and Inclusive Groëth në Goldman Sachs.
“Ne të gjithë jemi dakord se emergjenca e tranzicionit klimatik kërkon që kapitali privat të bashkëpunojë krah për krah me përpjekjet e reja dhe të konsoliduara, që synojnë të eliminojnë në mënyrë të qëndrueshme karbonin nga atmosfera me rigorozitet dhe standarde të larta. Ne besojmë se fillimi i këtij fondi mund të jetë një katalizator për një kapital të konsiderueshëm shtesë investimesh për ndikimin te klima”.
Burimi: ANSA