Apple, ndryshime te Shazam. Por Android është një hap para

18/09/2020 1:30 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

iOS 14.2 mund të identifikojë këngët që luhen brenda aplikacioneve

 

Apple e bleu aplikacionin e njohjeve të këngëve, Shazam, në vitin 2018 dhe tani po e integron në sistemin e vet operativ iOS në një tjetër mënyrë – një funksion i ri i njohjes së muzikës mund të identifikojë këngët që dëgjohen rreth jush, si dhe në aplikacionet e telefonit tuaj. Ai funksionon edhe kur dëgjoni muzikë me kufje.

Funksioni i ri është i disponueshëm si një toggle (opsion) në Control Center, por kërkon një developer beta të versionit iOS 14.2 nëse doni ta provoni menjëherë. Ky toggle (opsion) do t’i ngjajë një ikone të vogël të Shazam.

Ju mund të përdorni Siri-n (asistentin virtual) për të hapur Shazam dhe për të identifikuar këngët rreth jush, por mund të jetë i dobishëm edhe për të identifikuar muzikën në aplikacionet tuaja – ju për shembull mund të jeni duke pyetur veten se çfarë kënge është përdorur në një video në TikTok apo YouTube.

Është interesante që përdoruesit e Android kanë mundur ta përdorin Shazam për identifikimin e këngëve edhe gjatë dëgjimit me kufje që në qershor të 2019-s. Nuk është e qartë se pse është dashur më shumë se një vit që ky funksion të përfshihet edhe tek sistemi operativ iOS.

Burimi: The Verge

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of