Apple prezanton iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, smartphone me tre fotokamera në pjesën e pasme. Do të dalin në treg më 20 shtator dhe do të kushtojnë më shumë se 1000 euro
Apple prezantoi pak orë më parë smartphone-t e rinj të fashës së lartë: iPhone 11 Pro e iPhone 11 Pro Max. Për herë të parë, kompania ka vendosur të përfshijë prapashtesën “Pro” në emrat e smartphone-ve të saj, ashtu siç ka bërë edhe me notebook dhe tablet-ët.
Risia më e rëndësishme në modelet e telefonave të rinj të Apple është në sektorin fotografik. Në pjesën e pasme, sipër në të majtë, spikasin tre fotokamera, me tre sensorë 12 Megapixel. iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max mund t’i porosisni online duke nisur nga data 13 shtator, me çmim respektivisht 1189 euro e 1289 euro. Çmimi për versionin 512 GB shkon deri në 1689 euro. Smartphone-t janë në katër ngjyra.
iPhone 11 Pro, karakteristikat teknike
Duhet ta themi, iPhone 11 Pro është iPhone më i fuqishëm i të gjitha kohërave. Kjo është meritë e procesorit A13 Bionic, i realizuar me një proces prodhimi 7 nanometër, i cili mund të kryejë një trilion operacione në sekondë Apple tha gjatë prezantimit se SoC i përdorur tek iPhone 11 Pro është më i fuqishmi në qarkullim dhe integron skedën më të mirë video. Smartphone ka 4 ose 6 GB RAM dhe 64-256-512GB memorie të brendshme.
Ekrani është 5,8 inç me teknologji SuperRetina XDR.
Apple ka bërë një punë të mirë edhe në sektorin e fotografisë, me tre fotokamera në pjesën e pasme. Tre fotokamerat janë 12 Megapixel, ndërsa zoom-i optik deri në 5x. FaceID është përmirësuar dhe zhbllokimi nëpërmjet fytyrës është më i shpejtë. iPhone 11 Pro la certifikatë IP68, i cili reziston në ujë deri në 4 metra, për 30 minuta. Bateria është përmirësuar – autonomia e saj shkon 4 orë më shumë se sa modeli i mëparshëm. Suporton karikimin e shpejtë falë karikuesit të ri të baterisë 18W.
iPhone 11 Pro Max, karakeristikat teknike
Mjaft i ngjashëm me modelin e mëparshëm, iPhone 11 Pro Max është një smartphone i menduar për ata që duan një ekran të madh. Smartphone ka ekran Super Retina XDR 6,5 inç. 3D Touch nuk është më dhe i lë vendin Haptic Touch, i pranishëm tek iPhone Xr. Nën ekran është i njëjti procesor, A13 Bionic, që garanton fuqi dhe qëndrueshmëri. Edhe iPhone 11 Pro Max ka në pjesën e pasme tre fotokamera, prej 12 Megapixel.
Ju mund të regjistroni video me rezolucion 4K dhe super slomo edhe me fotokamerën e përparme. Ky funksion do të bëjë të lumtur Instagrammers. Me sistemin operativ iOS 13 përfshihet edhe funksioni Deep Fusion që ju jep mundësinë të bëni foto me rezolucion më të lartë.
Edhe te bateria shihen përmirësime, autonomia e së cilës është pesë orë më shumë krahasuar me iPhone Xs Max. I pranishëm edhe karikuesi i baterisë për karikimin e shpejtë në 18 W. iPhone 11 Pro Max zotëron certifikatën IP68.
iPhone 11 Max mund ta porosisni online duke nisur nga 13 shtatori. I disponueshëm në katër ngjyra.
- Versioni 64 GB kushton 1.189€
- Versioni 256 GB kushton 1.359€
- Versioni 512 GB kushton 1.589€
iPhone 11 Pro Max mund ta porosisni online duke nisur nga 13 shtatori.
- Versioni 64 GB kushton 1.289€
- Versioni 256 GB kushton 1.459€
- Versioni 512 GB kushton 1.689€
Dhe mua me than qe je fitus po as nr nk ka
Dhe un jam fitues …por thjesht fitues nuk kam mar asigjo 😂😂
un isha fitues per te marre IPhone 11 pro dhe me than na kontakto por une nuk e dija numrin e telefonit te kompanis tuaj a mun te ma dergoni nepermjet googel chrom
Me verte po si funksionon kjo
a ta derguan