Risitë – Ishulli Dinamik, ngjyra të reja dhe porta USB-C
iPhone 15 mbërriti. Kompania Apple, me seli në Cupertino, në Kaliforni, prezantoi telefonat e saj të rinj me rastin e eventit “Wonderlust”, iPhone 15 dhe 15 Plus, së bashku me një seri të tjera pajisjesh, mes të cilave Apple Watch Series 9 e Apple Watch Ultra 2.
Ndër risitë më të rëndësishme është zgjerimi i Ishullit Dinamik (Dynamic Island), funksioni në pjesën e sipërme të ekranit që shfaq informacione që lidhen me kontekstin, i cili debutoi vitin e kaluar tek iPhone 14 Pro dhe Pro Max, në linjë me iPhone 15.
Risi, ndër të tjera ishte edhe porta USB-C, që zëvendësoi portën Lightning për rikarikimin dhe lidhjen nëpërmjet kabllos.
Çmimet variojnë nga 799 dollarë për iPhone 15, 128 GB dhe 899 dollarë për l’iPhone 15 Plus, 128 GB. Porositë do të nisin të premten, kurse telefonat do të dalin në shitje javën e ardhshme, më 22 shtator.
Ishulli Dinamik duket të jetë i njëjti mishërim, që debutoi në iPhone 14 Pro në vitin 2022.
Në thelb bëhet fjalë për një ekran dytësor që mund të përdoret për të parë përmbajtje multimediale, rezultate sportive dhe statusin e ndarjes së udhëtimit, si dhe informacione të tjera, duke mos kaluar nga aplikacion te tjetri.
Ashtu si për modelet e telefonave iPhone 14, edhe në serinë e iPhone 15, nuk ka një model “mini”. Edhe një herë, Apple do të nxjerrë në treg një iPhone 15 me ekran 6.1 inç dhe një iPhone 15 Plus më të madh, me ekran 6.7 inç.
Ekranet, edhe këtë vit, janë më të shndritshëm, deri në 2000 nits intensitet.
Telefonat e rinj do të jenë në pesë ngjyra: rozë, e verdhë, e gjelbër, blu dhe e zezë.
Fotokamera kryesore e iPhone 15 është 48 megapixel dhe përveçse do të shkrepë foto dhe do të bëjë video me rezolucion më të lartë, do të ketë edhe një zoom të ri teleobjektiv 2x (12 megapixel).
Ky është një hap përpara krahasuar me sistemin e fotokamerave prej 12 megapixel tek iPhone 14, edhe pse është e pamundur të kuptohet se çfarë ndryshimi do të bëjë në praktikë dhe për këtë do të duhet kohë.
Procesori i iPhone 15 do të jetë A 16 Bionic i vitit të shkuar, i pranishëm tek iPhone 14 Pro dhe Pro Max.
(Kurse iPhone 14 dhe 14 Plus vitin e kaluar kishin procesorin A15 Bionic). Bateria e iPhone 15 do të jetë më e madhe, edhe pse Apple nuk i zbuloi përmasat specifike të baterisë.
Modelet e reja do të vijojnë të ruajnë një seri karakteristikash të iPhone të mëparshëm, duke përfshirë 5G dhe lidhjen satelitore për raste emergjente.
Risia e këtij viti është mundësia për të thirrur ndihmë në rrugë nëpërmjet satelitit, falë bashkëpunimit të Apple me AAA në Shtetet e Bashkuara.
Funksioni i asistencës rrugore përfshihet në anëtarësimin në AAA, ndërsa Apple deklaron se do të ofrojë lidhjen satelitore falas për dy vjet nëse blini iPhone 15.
Përveç USB-C, iPhone-t e rinj mund të funksionojnë me MagSafe dhe aksesorët e rinj që suportojnë standardin e rikarikimit wireless Qi2, i njoftuar në fillim të vitit.
Në tërësi, iPhone 15 duket se bën një hap të madh para krahasuar me iPhone 14 të vitit të kaluar, falë Ishullit Dinamik, fotokamerës më cilësore, rikarikimit USB-C dhe dizajnit të ri.
/ CNET