Gjatë konferencës së zhvilluesve, Apple prezantoi kufjet për realitetin miks, Vision Pro. Kufjet, që do të kushtojë 3.499 dollarë, është pajisja e parë e re me peshë, pas Apple Watch në vitin 2014.
Vision Pro do t’u japin përdoruesve mundësi t’i shohin aplikacionet në një tjetër mënyrë, në hapësirat që i rrethojnë. Përdoruesit mund të përdorin sytë dhe duart për të lundruar mes aplikacioneve dhe të bëjnë kërkime me zë.
Kufjet mund të përdoren për të parë filma, edhe në 3-D, me audio hapësinore, të shohin fotot apo videot apo të luajnë videolojëra.
Kufjet do të kushtojnë 3.499 dollarë dhe do të dalin në shitje vitin tjetër.
Falë funksionit të quajtur EyeSight, mund të bëhen transparente ose të errëta, për t’u treguar njerëzve aty pranë nëse janë përfshirë në një përvojë apo janë të gatshëm për të ndërvepruar.
Kufjet përdorin audio hapësinore për të krijuar ndjesinë që përdoruesi është plotësisht i zhytur në përvojë, duke treguar edhe objekte të tjera në dhomë.
Vision Pro mund të krijojë edhe një avatar real të përdoruesit.
Kufjet u përshtaten formave dhe përmasave të ndryshme të fytytës, falë pjesëve të rregullueshme dhe të këmbyeshme.
Këtu janë disa imazhe nga prezantimi i kufjeve të Apple që tregojnë se si funksionojnë:
Ja si shfaqen kufjet kur përdoruesi është i gatshëm të ndërveprojë me të tjerët në dhomë
Aplikacionet shfaqen përpara përdoruesit, që mund të shohë rreth e qark dhe të bëjë lëvizje për të lundruar
Si shfaqet imazhi i një panorame me kufje
Si do të dukej një videolojë me pajisjen
CEO i Apple, Tim Cook, i cilësoi kufjet si një “spatial computing”, ku pajisja mund të komandohet nëpërmjet syve, duarve dhe zërit.
“Eshtë e para pajisje e Apple, nëpërmjet së cilës mund të shikoni” – deklaroi Apple.
Apple deklaroi se Vision Pro është e pajisur me një fotokamerë tredimensionale dhe një sistem mikrofonash për të regjistruar video dhe imazhe që mund të shfaqen në 3D në një moment tjetër.
Autonomia e Vision Pro është dy orë me një bateri të jashtme, që sipas Apple redukton peshën mbi kokë te përdoruesi.
Kufjet funksionojnë me chip M2 standard, të pajisura edhe me një chip të ri R1. Ekrani është micro-OLED, 64 piksel.
/ CNBC & Reuters