Apple Inc (AAPL.O) u ka kërkuar furnitorëve të prodhojnë të paktën 75 milionë iPhone 5G për fundin e këtij viti, së bashku me modelet e reja të Apple Watch, një iPad Air të ri dhe një HomePod më të vogël – shkruan Bloomberg News.
Kompania me seli në Cupertino (Kaliforni) pret që dërgesat e iPhone-ve të gjeneratës së re të arrijnë 80 milionë njësi në vitin 2020, thuhet në raport, duke cituar njerëz që kanë dijeni në këtë çështje.
Apple synon të lançojë katër modele të reja iPhone në tetor me shpejtësi wireless 5G me një dizajn të ndryshëm dhe një zgjedhje më të gjerë të dimensioneve të ekranit – shkruan Bloomberg, duke shtuar se telefonat e fashës së ulët pritet të dërgohen para pajisjeve Pro.
Apple po përgatit edhe një iPad Air të ri, me një ekran të ngjashëm me atë të iPad Pro, dy versione të reja Apple Watch dhe kufiet e para over-ear, jashtë markës Beats, sipas raportit këtu.
Kompania ka nisur punën edhe për realizimin e një Apple TV box të ri, me një procesor më të shpejtë për të përmirësuar lojën dhe një telekomandë të përditësuar, edhe pse mund të mos jenë gati deri në fund të vitit – shkruan Bloomberg.
Burimi: Bloomberg