Arabia Saudite ka ndaluar udhëtimin në vendin më të rëndësishëm për besimtarët e Islamit, vetëm disa muaj para pelegrinazhit të përvitshëm të Haxhit. Kjo masa është ndërrmarrë për ndalin e përhapjes së koronavirusit, i cili ka prekur deri më tani shumë vende të botës.
Vendimi ndalon të huajt të vizitojnë Mekën dhe Qaben, struktura në formë kubike, ku 1.8 miliardë myslimanë në botë luten drejt saj pesë herë në ditë, shkruan Euronews.
Arabia Saudite ka marrë masën pasi fqinjët e saj po merren me rastet e tyre të koronavirusit. Bahreini konfirmoi 33 raste që nga e enjtja në mëngjes, ndërsa presidenti i Iranit këmbënguli se nuk kishte plane të menjëhershme për të karantinuar qytetet pasi autoritetet po përpiqen të marrin masa për ndalimin e përhapjes së virusit, nga i cili kanë humbur jetën 19 persona. Ka raste të konfirmuara edhe në Oman, Irak, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
COVID-19 vazhdon të përhapet në të gjithë globin, rasti i parë u shënua edhe Amerikën Latine ditën e mërkurë.
Italia, e cila po shihet si burim transmetimi të virusit në Europë, vazhdon të shënojë rritje të të prekurve, me më shumë se 450 raste të konfirmuara dhe 12 të vdekur.
Të mërkurën shteteve të prekura iu bashkuan edhe Greqia, Norvegjia dhe Maqedonia e Veriut, të cilat konfirmuan rastet e tyre të para të prekura brenda kufijve.
Ndërsa shumica dërrmuese e rasteve dhe vdekjeve janë në territorin e Kinës, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) Tedros Ghebreyesus tha se numri i rasteve të reja COVID-19 në të gjithë botën të martën ishte 427 krahasuar me 411 brenda Kinës, hera e parë ku identifikohen më shumë raste jashtë Kinës.
Koronavirusi ka arritur në çdo kontinent, përveç Antarktidës.