AREA: Bashkia e Kukësit rriti taksat në kulmin e pandemisë, përkeqësohet klima e biznesit në qytetin Verilindor

19/02/2021 3:24 PM 1 koment

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA) i kërkoi qeverisë më 24 dhjetor që të reagonte për të bllokuar bashkinë e Kukësit që të rriste disa taksa e tarifa vendore në kulmin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, e cila ka goditur rëndë biznesin e sipërmarrjet.

Një ditë pas kërkesës së AREA, kryetari i Bashkisë së Kukësit, z.Safet Gjici, deklaroi në media se nuk ishte e vërtetë që ishin rritur taksat për linjat e energjisë elektrike apo internetit.

“Nuk është e vërtetë që janë rritur këto dy taksa. Është një gënjeshtër dhe do të thoja, një trillim politik. Sepse, taksa përsa i përket linjës së internetit dhe linjës së kabullit të energjisë elektrike nuk kanë pësuar asnjë rritje, por është një taksë që është vendosur prej vitesh”, kishte deklaruar z.Gjici.

Por AREA reagoi sot se, disponon prova se Bashkia e Kukësit i rriti taksat, ndryshe nga sa deklaronte publikisht kryetari i saj, z. Safet Gjici.

Dokumentet zyrtarë të mëposhtëm e vërtetojnë këtë.

Një biznes që operon në territorin e Bashkisë së Kukësit ka marrë këto ditë një faturë prej 6,259,784 lekësh (të reja), si taksa për vitin 2021. I njëjti biznes, për vitin 2020 ka paguar 5,976,784 lekë (të reja) ose 283,000 lekë (të reja)më pak sesa paguan për këtë vit.

Gjeni më poshtë dokumentet “Taksat 2020 biznesi X, Taksat 2021 biznesi X”.

Një tjetër biznes ka marrë një faturë prej 10,504,757 për të paguar taksa për bashkinë e Kukësit për vitin 2021, ndërsa po i njëjti biznes ka paguar 9,870,269 ose 634,488 më pak sesa do të paguajë këtë vit. Gjeni më poshtë dokumentet “Taksat 2021 biznesi Y, Taksat 2020 biznesi Y”.

Siç shihet në dokumentet zyrtarë, bizneset do të paguajnë më shumë taksa për linjat e tensionit.

Bashkia e Kukësit është bërë qesharake duke konsideruar si hapësira publike edhe sipërfaqet e HEC-eve apo ato të shtyllave elektrike të ndërtuara mes maleve, për të cilat kompanitë kanë paguar më parë detyrimet e tyre që në periudhën e ndërtimit.

AREA e konsideron rritjen e këtyre taksave si absurde dhe si provë të frymës anti-biznes që po godet sipërmarrjet prodhuese në një kohë të vështirë për të gjithë sektorët, si pasojë e pandemisë, duke e bërë bashkinë e Kukësit të vetmen bashki në botë që rëndon biznesin në kohë krize.

Ndërkohë që AREA risjell në vëmendje faktin se tarifa shtesë e vendosur për HEC-et për herë të parë në vitin 2020, e llogaritur për MW të fuqisë së instaluar, megjithëse është e paligjshme, vazhdon të figurojë në faturat e tarifave dhe taksave të këtij viti.

AREA ripërsërit thirrjen drejtuar kryeministrit Edi Rama që të ndërhyjë për ta detyruar Bashkinë e Kukësit që të tërhiqet nga klima armiqësore që po krijon ndaj biznesit, duke e rënduar sipërmarrjen prodhuese të një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë me shtim të tarifave e taksave vendore, çka dëmton jo vetëm biznesin, por edhe qytetarin. Çdo taksë e rritur ndaj biznesit në mënyrë të paligjshme, jo proporcionale është një barrë jo vetëm për bizneset, por edhe për punëmarrësit, qytetarët dhe ekonominë kombëtare.

Rritja e taksave nuk është parashikuar në planet e biznesit të investitorëve. Nëse qeveria e lejon rritjen e taksave, ajo duhet të rimbursojë prodhuesit me të njëjtën vlerë sa rritja respektive e taksave.

Gjate vitit 2020, për vlerën që bashkia e Kukësit ka vjelur nga prodhuesit për tarifën shtesë për mbrojtjen e mjedisit, kjo bashki u ka ofruar 0 lekë shërbim HEC-eve, siç do të duhet të ndodhte, që taksat të përkthehen në shërbime.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Demir Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Demir
Guest
Demir

Gjici eshte injorant ne ekonomi dhe e vetmja gje qe merr vesh eshte roje private dhe te prashise patate