Argjendi, shkëlqimi dhe rënia e një metali

14/05/2012 2:48 PM 0 komente

Argjendi është etiketuar shpesh si “ari” i të varfërve, i cili renditet i dyti në listën e tregtarëve që duan të bëjnë investime të sigurta. Ky metal i çmuar nuk është aq i rrallë sa ari. Çmimi i argjendit ka qenë gjithnjë më i lirë krahasuar me arin, por argjendi është çmuar në krye të listës për rolin e tij në financë me aplikimin në fushën e fotografisë, industri, bizhuteri, elektronikë, si dhe fusha të tjera, duke e rritur kuptimin për një portofol investimi.

Si në tregtinë e arit, edhe për argjendin, matja e metalit të çmuar është në dollar për onz. Një masë standard në tregtinë e argjendit është ajo e njohur si 5000 onz, 50 herë më shumë se sa ari. Për arin, masa standarde është 100 onz.

Kina, Meksika, Kili, Peruja dhe Australia janë vendet kryesore të prodhimit e tregtimit të argjendit. Mbi 50% e argjendit të tregtuar përdoret për përpunim industrial, duke përfshirë edhe një grup aplikimesh në sektorin e elektronikës. Kërkesa në fushën e fotografisë vazhdon të pakësohet kryesisht për shkak të uljes së interesit për fotografi me ngjyra. Përpunuesit e argjendarive kanë ecuri të mirë, pavarësisht çmimeve të paqëndrueshme, me rritjen e kërkesës për argjend e bizhuteri në Kinë. Për të investuar në tregtinë e argjendit zgjedhjet janë të shumta: në monedha, medaljone, shufra etj. Ekspertët e huaj vlerësojnë se pjesa më e madhe e tregtimit të argjendit, ashtu si dhe e arit, shitet në disa pika këmbimi në të gjithë botën, përfshirë Dubain, Sidnein, Tokion, ndërsa shitjet më të mëdha në të ardhmen zhvillohen më shumë në divizionin “Comex” në tregun e këmbimit në Nju Jork (NYMEX). Pjesa më e madhe e furnizimit vjen nga gërmimet në miniera. Rreth 75% e furnizimit vjetor të argjendit vjen nga prodhimi minerar, ndërsa pjesa tjetër vjen nga tregtia e stokut të qeverive dhe nga riciklimi i skrapit. Argjendi është përdorur si para në qarkullim nga shumë qytetërime, të cilat e shtypnin në monedha. Vlera e argjendit, e konvertuar në monedha, përfaqësonte vlerën e vërtetë, me të cilën tregtoheshin shumëllojshmëri mallrash, duke përfshirë edhe bagëtinë, parcelat e tokës, madje edhe fuqinë punëtore për të ndërtuar tempuj e struktura të tjera të mbretërive në kohët e lashta.
Argjendi është përdorur si një formë shkëmbimi nga tregtarët e Mesopotamisë që në vitin 700 para Krishtit dhe paratë e lashta romake dhe monedha greke dhrahmi ishin projektuar në argjend. Monedha angleze, “sterlina”, nga ana tjetër, simbolizonte përsosmëri dhe pasuri. Në kohët e hershme, argjendi përcaktonte statusin personal të njeriut, pasurinë ekonomike, ndikimin politik dhe fuqinë.

 

Tregtia moderne e argjendit

E gjithë panorama ndryshon, kur hyn në lojë paraja moderne prej letre. Sot, tregtia është tërësisht unike dhe e ndryshme. Të gjithë tregtarët e argjendit tani janë vendosur përkundrejt dollarit amerikan.

Argjendi fitoi rëndësi si lëndë e parë për industrinë në fillim të shekullit 20, kur teknologjitë e reja për prodhimet e bizhuterisë, elektronikës dhe fotografisë nisën të dalin në dritë. Tregtarët e argjendit duhet të monitorojnë arin dhe gjithçka që ndikon në çmimin e tij, pasi të dy ecin me të njëjtin ritëm dhe janë të ndikuara nga zhvillimet e dollarit amerikan.

 

Argjendi sot

50% e argjendit të tregtuar përdoret për përpunim industrial.

75% e furnizimit vjetor të argjendit vjen nga prodhimi minerar.

Përdormi i argjendit kalon nga prerja në monedhë në lëndë të parë për industrinë

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of