Argos detyrohet t’u japë punonjësve 1.5 milionë paund dëmshpërblim

17/08/2017 1:32 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Kompania angleze e shitjeve me pakicë, Argos, e cila operon në tregun e Mbretërisë së Bashkuar dhe në Irlandë, tregton si nëpërmjet dyqaneve fizike ashtu edhe nëpërmjet dyqaneve online, dhe ka mbi 845 dyqane me rreth 29 milionë klientë që e vizitojnë atë në pikat e saj dhe rreth 1 milion klientë online, duke e shndërruar Argosin në një prej kompanive më të mëdha tregtare të shitjeve me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar.

Së fundmi, kjo kompani është detyruar t’i paguajë në formë dëmshpërblimi rreth 1.5 milionë paund mbi 12,000 punonjësve të saj, pas verifikimeve të hetimeve të qeverisë se një vlerë prej 2 milionë paund ishin mbajtur nga pagat e këtyre punonjësve. Mbi 13,000 punonjësve me pagat më minimale të Mbretërisë së Bashkuar, do t’u jepen para si një formë dëmshpërblimi, duke qenë se punëdhënësit e tyre nuk i kishin paguar ata me nivelin e saktë të pagës minimale kombëtare por edhe më pak.

Dhe janë të shumta firmat dhe kompanitë që kanë ndjekur një taktikë të tillë, por ndër listën e 233 kompanive të etiketuara dhe të kritikuara si pjesë e këtij rrethi, Argos është një ndër më të mëdhatë.

Sainsbury, e cila bleu Argosin vitin e kaluar, paralajmëroi se në shkurt, rreth 34,000 punonjës të stafit do të përfitonin një pagesë ekstra, totali i së cilës do të shkonte në një vlerë prej 2.4 milionë paund. Në këtë listë përfitimesh përfshihet edhe stafi i mëparshëm, i cili nuk është i përfshirë në të dhënat e fundit të Qeverisë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of