Ari u tërhoq nga niveli më i lartë gjashtë-javor, duke reduktuar ecurinë më të gjatë javore që nga shtatori i vitit 2012, ndërsa investitorët vlerësuan nëse Federal Reserve e Amerikës do të vazhdojë reduktimin e stimujve.
Shufra për dorëzimet e menjëhershme ra gati 0.5 për qind në 1,258.36 një onz, dhe u tregtua në 1,260.01 dollarë në Singapor. Çmimet arritën 1,266.51 dollarë dje, shifra më e lartë që nga 10 dhjetori, teksa vëllimet për kontratën referencë në bursën e Shanghai u rritën me ritmet më të shpejta që nga 6 janari kur nivelet arritën në pikën më të lartë në tetë-muaj. Metali është rritur 0.5 për qind këtë javë për rritjen e pestë javore radhazi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.