Çmimet e arit ranë nën 1,700 dollarë për troy onz për herë të parë në katër javë, teksa investitorëve u humbi besimi lidhur me ecurinë e dobët të metalit të çmuar.
Çmimet prekën nivelin e 1,690.64 dollarëve për troy onz, niveli më i ulët që nga nëntori. Rënia nënkupton se ari ka humbur 3.6% që kur preku nivelin 1,750 dollarëve.
Tkurrja erdhi pavarësisht një dollari të dobët, që zakonisht mbështet çmimet e arit. Tregtuesit thanë se investitorët mbeten pozitivë rreth perspektivës afat-mesme për arin, por ato janë bërë të kujdesshme rreth ecurisë së dobët në afatin e shkurtër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.