ARI: TË SHITET APO JO?

27/03/2012 4:05 PM 0 komente

Thellë në themelet e Bankës së Francës, godina kryesore, në zemër të Parisit ka një kasafortë të madhe të njohur si Nëntoka. Me një sipërfaqe prej një hektar, ajo përmban më shumë se 3 mijë ton kub ar që vlejnë rreth 36 miliard USD sipas çmimit aktual të tregut. Me përafërsi kjo vlen sa 2% e PBB-së së Francës ose më shumë se gjysma e deficitit buxhetor të këtij viti. Por kjo rezervë nuk siguron asnjë euro si interes dhe, nga ana tjetër, kushton një djall e gjysmë për ta ruajtur 24 orë në ditë. Ministri i Financave Nikolas Sarkozi në një fjalim në kuvendin francez më 14 prill 2004 pyeti: A është natyrale dhe normale që këto rezerva të mos sjellin asnjë të ardhur?Ky refren po dëgjohet në të gjithë kontinentin, pasi politikanët po i kthejnë sytë nga rezervat e arit të bankës qendrore që arrijnë në 12,800 ton dhe vlejnë 153 miliard USD. Qeveritë europiane madje me vrull po propozojnë edhe skema për përdorimin e të ardhurave nga shitja e arit për të financuar gjithçka nga kërkimi shkencor deri në shlyerjen e borxheve kombëtare.Bankierët Qendrorë, si shefi i Bankës së Francës Christian Noyer, kanë reaguar me shpejtësi kundër idesë së shitjes së arit. Ata debatojnë që rezervat e arit mund të kompensojnë çdo mungesë potenciale në të ardhmen dhe gjithashtu shërbejnë si një rezervë e fundit në rast krizash të mëdha. Ndërkohë, avokatët e shitjes së arit thonë se qeveritë duhet të lejohen t i prekin këto rezerva për të rregulluar me shpejtësi buxhetet e tyre, veçanërisht në periudhat kur çmimet e arit kanë qëndruar rreth 400 USD, niveli më i lartë në pothuaj një dekadë. Banka e Holandës ka shitur 210 ton qysh prej shtatorit të vitit 1999 dhe plainifikon të shesë edhe 59 ton të tjera këtë vit. Në të njëjtën periudhë, Banka e Anglisë ka larguar 345 ton për 3.3 miliard USD. Banka Kombëtare e Zvicrës, njëherë e një kohë një nga më të përkushtuarat në Botë, pothuaj ka arritur në fund të programit të filluar në maj 2000 për të hequr 1300 ton ar, duke mbajtur vetëm 1462 ton. Thuhet se nga këto shitje pritet të merren 16 miliard USD, të cilat do t i kalohen qeverisë. Një zyrtar i Bankës tha se për qëllime të politikës monetare nuk nevojitet më kaq shumë ar.Ekonomitë më të mëdha të Europës Kontinentale kanë qenë më pak të gatshme të zbrazin kasafortat e tyre. Bundesbank ka shitur vetëm 29 ton në vitet e fundit. Ultrakonservatorja, Banka e Italisë nuk ka shkëputur asnjë copëz qysh prej vitit 1945. Europianët e siguruan pjesën më të madhe të rezervave në ar në vitet 1960, kur pjesa më e madhe e vendeve kishin suficite të mëdha të bilancit të pagesave me SHBA-në. Teprica në dollarë konvertohej në ar dhe përdorej si rezervë për të mbështetur monedhat e tyre kombëtare në tregjet valutore. Por me përdorimin fizik të euros, bankat qendrore të vendeve nuk kanë më nevojë për rezerva të mëdha. BQE ka rezerva ari në 766.9 ton dhe që vlejnë rreth 9.25 miliard USD, të cilat i siguroi prej bankave qendrore anëtare. Kufizime në shitjePër të kufizuar ndikimin negativ në çmimin e arit prej shitjes së rezervave, pjesa më e madhe e bankave qendrore europiane nënshkruan një marrëveshje më 8 mars që kufizon pakësimin e rezervave në 500 ton në vit për pesë vjet, duke filluar nga shtatori i vitit 2004. Sipas kësaj marrëveshjeje Gjermania do të lejohet të shesë 600 ton gjatë pesë viteve dhe Franca 500 ton. Një pakt i ngjashëm i vitit 1999 nuk lejoi përçarjen e tregut prej shitjes dhe qysh prej asaj kohe çmimi në treg është rritur me 44%. Por sasia që kërkohet të shitet këtë herë dhe numri i vendeve që kanë dëshirë të shesin është shumë më i madh. Për pasojë çmimet në treg mund të reduktohen. Pavarësisht nga kjo, qeveritë duan të shesin. Duke ditur sforcimet në nevojat buxhetore të Europës dhe vështirësitë për të rritur taksat, duket e sigurt që do të vijë dita kur kasafortat në ar të bankave qendrore në Europë pothuaj të zbrazen.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of