Arkitektja Margot Krasojević, themeluese e studios arkitekturore me të njëjtin emër, Margot Krasojević Architecture, tha për CNN se do të ndërtojë një rezort luksoz me 75 dhoma mbi një “ ishull lundrues” i vendosur në arkipelagun Cocos të Oqeanit Indian rreth 2,750 kilometra në veriperëndim të Perth të Australisë Perëndimore.
Frymëzuar nga “Patch Garbage Great Pacific”, “ishulli i mbeturinave” që ndodhet poshtë rezortit do të përbëhet nga thasë të mëdhenj të mbushur me plastikë që janë ngjitur me njëri-tjetrin në fund të oqeanit. Thasët do të mbyllen me baltë dhe rërë për t’u siguruar që struktura të jetë e qëndrueshme, tha Kasojević në një njoftim për shtyp. “Rrënjët” artificiale, të projektuara për të imituar funksionin e rizoforeve, do të vendosen rreth strukturës në mënyrë që të bllokojnë sedimentin dhe do të mbrojnë atë nga përmbytja duke thithur ujin.
Strukturat si tentakula do të veprojnë si jelekë shpëtimi të ishullit, tha arkitektja. Të gjithë ata që do të vijnë të qëndrojnë në këtë hotel do të lahen me ujë deti të distiluar.
Krasojević tha për CNN se planet janë në një fazë ende të hershme dhe mund të duhen disa vjet që ky rezort të ndërtohet, por që ajo shpreson që të ai hapet për vizitorët në vitin 2025.
Turizmi është një industri në ndryshim tha ajo dhe turistët gjithnjë e më shumë po kërkojnë ato vendpushime në përputhje dhe harmoni të plotë me rregullat mjedisore.
“Plastika është e lakueshme dhe fleksibël, prandaj të krijon shumë lehtësi për t’u rindërtuar. Personalisht mendoj se është një alternativë më e mirë sesa thjesht depozitimi i saj”, tha ajo.
Ndikimi mjedisor
“Dizajni i projektit duket absolutisht magjepsës” tha Claire Barlow, profesore inxhiniere në universitetin e Cambridge, Angli. Nga njëra anë një projekt i tillë trajton një temë shumë të ndjeshme, siç është niveli i lartë i mbetjeve plastike dhe çfarëdo lloj nisme që të ndërmerret në këtë drejtim për ta ulur qoftë edhe sadopak këtë nivel të lartë duhet vlerësuar. Por nga ana tjetër ndërtimi i një rezorti shoqërohet me probleme mjedisore.
Atje do të ketë materiale ndërtimi dhe trafiku në atë zonë do të shtohet. Dhe nuk duhet të harrojmë faktin e rëndësishëm, që menjëherë sapo hoteli të ketë përfunduar, do të ketë shumë lëvizje njerëzish,gjë e cila edhe kjo mund të ketë një ndikim negativ në mjedisin rreth e rrotull. / CNN