Javen e kaluar bota, sidomos ajo financiare, u trondit prej lajmit te paimagjinueshem qe vinte prej Bankes Societe Generale. 7.1 miliard dollare amerikane te humbura ne banken e dyte ne
Societe Generale nuk eshte aq e panjohur per shqiptaret, jo per faktin se eshte nje banke e madhe europiane, por per faktin se pak muaj me pare bleu nje prej bankave shqiptare me kapital privat
Por ngjarjet e fundit ne tregjet nderkombetare me krizen ne tregun e huave me rrezik, veshtiresite e likuiditetit qe manifestuan tregjet dhe humbjet qofte edhe nga mashtrimi qe po pesojne bankat e medha, duhet t’i vene ne mendime autoritetet rregullatore shqiptare. Eshte koha qe te mendohet me seriozisht dhe te çliruar nga euforia e “bankave me emer” per arkitekturen financiare ne tregun shqiptar. Eshte e qarte qe bankat e medha siç sjellin qendrueshmeri, po aq shpejt mund te sjellin edhe krize si pasoje e ekspozimit ndaj rreziqeve ne vendet e tyre apo tregjet nderkombetare. Tronditjet e tyre edhe nese duket se jane larg Shqiperise, perseri kane efekte qofte edhe anesore per ekonomine shqiptare. Megjithese me integrim relativisht te ulet, tregu bankar shqiptar dhe ai financiar ne teresi nuk i shpeton dot me krizave dhe veshtiresive nderkombetare. Me e pakta qe mund te ndodhe ne rastin konkret eshte zgjatja e periudhes pasive te Bankes Societe Generale ne tregun shqiptar, deri sa te sqarohet se çdo te ngjase me tej me memen e saj ne
Pra eshte mese e qarte qe per ekonomi te vogel dhe te brishte, me pak mundesi absorbimi te krizave nuk mjaftojne vetem emrat e medhenj per te siguruar stabilitetin. Arkitektura financiare duhet te kete nje kombinim me optimal midis te medhenjsh dhe te vegjlish, midis kapitalit te huaj dhe atij vendas , qe te sigurohet konkurrence dhe njekohesisht te kete edhe elementet e izolimit te problemeve, ne rast se ato ndodhin. Deri me sot nuk na ka munguar fati dhe sistemi bankar shqiptar nuk ka shfaqur probleme serioze. Edhe ne krizen e piramidave ne nje fare kuptimi ishim me fat pasi nuk u prek sistemi bankar. Prandaj sfida per te ardhmen qendron pikerisht ne pergatitjen e aftesive per te perballuar krizat e sistemit bankar. Dhe per kete duhet menduar qe sot ne kohe “paqeje”. Ketu do te kuptohet aftesia e vertete e autoriteteve rregullatore financiare shqiptare.