Legjitimiteti nderkombetar, qe eshte sfida e pare dhe e pritshme per t’u arritur ne kohe, pasohet edhe nga legjitimiteti i brendshem, ose me sakte raportet e maredhenieve qe do te vendosen midis Qeverise dhe Parlamentit te Kosoves me misionin e BE-se. Pervoja ne Ballkan nuk ofron shume optimizem, po mbase pikerisht defektet e verejtura te ketij bashkepunimi ne vende te tjera (shembulli i Bosnjes) mund te korrigjohen ne rastin e Kosoves. Kompetenca te shtuara tek nderkombetaret pengojne ndertimin e nje demokracie funksionuese dhe gerryejne bazat e legjitimitetit te institucioneve te reja vendore. Nje raport me normal i tyre dhe zbatim krijues ne hapesirat qe lejon plani Ahtisaari, rrit besimin tek shteti i ri dhe profilizon ate si nje partner potencial per t’u faktorizuar ne arenen nderkombetare. Kjo sfide nuk do te jete shume e lehte. E veshtireson kete edhe aplikimi i gjithe atyre percaktimeve qe jane bere ne Planin e ish-presidentit finlandez, ku pushteti paralel dhe njohja e institucioneve qendrore, do te shkaktojne jo pak probleme ne zbatimin praktik.
Sfida tjeter mjaft e veshtire per t’u arritur do te jete zhvillimi ekonomik i ketij vendi qe trashegon probleme te shumta. Periudha nentevjeçare me nje status te papercaktuar, ka qene edhe nje pengese serioze ligjore per te marre nisma te dimensionit ekonomik me ndikim ne Kosove. Me shtetin e ri krijohet baza e sigurise ligjore per investime te brendshme dhe te huaja, te cilat normalisht do te mundesonin nxitjen e shpejte te zhvillimit ekonomik, punesimit, rritjes se ofertes konkuruese te ndermarrjeve, mundesine e lehtesimit te pjesmarrjes ne burimet e financimit nderkombetar. Burimet natyrore dhe potenciale te tjera ekonomike nuk eshte se mungojne ne Kosove, por ato nuk kane arritur te nxiten e aktivizohen per nje sere arsyesh, nder te cilat edhe mungesa e nje shteti e statusi te percaktuar, e nje baze ligjore te mjaftueshme si per t’i hapur rruge procesve, ashtu edhe per t’i mbrojtur investimet dhe nismat ekonomike transformuese. Duke njohur e vleresuar rendesine qe ka zhvillimi ekonomik i vendit, BE do te mbaje nje konference donatoresh ne muajt e ardhshem, e cila synon thithjen e shpejte te investimeve, per ta nxjerre nga situata ku ndodhet, shtetin e ri, por me te varferin ne te gjithe Europen.
Pas pavaresise, Kosova eshte krejt ndryshe, jo thjesht vetem ne vemendjen e faktorit nderkombetar, por edhe ne interesin e tij. Sepse qe nga e diela eshte shtet me kushtetute, kufij e simbole, por mbi te gjitha me nje te ardhme tjeter, e afte per te mbeshtetur veten si nje realitet i ri i Ballkanit me mundesi zhvillimi e perparimi.