Kur kane me shume se 5 muaj nga viti 2008, eshte teper e veshtire te besh nje vleresim te ekonomise shqiptare per kete periudhe te pare te vitit. Kohe qe ka qene e mbushur me zhvillime te shumta, si rritja e ndjeshme e çmimeve te produkteve ushqimore; shtrenjtimi i vazhdueshem i karburanteve qe po jep efekt zinxhir dhe ne sektore te tjere te ekonomise; rritja e kostove te lendeve te para; e deri ne shtrenjtimin e kredise ne euro, monedhe ne te cilen jane marre gati 70% e kredive. Por, cili ka qene ndikimi i ketyre faktoreve ne ekonomine shqiptarer Statistikat e publikuara deri tani jane shume te vaketa. Ndersa vendet e tjera arrijne te bejne nje analize te shpejte te situates ekonomike per shkak te shumellojshmerise se informacionit qe publikojne institucionet zyrtare statistikore ne kohe reale, tek ne kete vit eshte thuajse e pamundur te gjykosh per tendencen ekonomike. Indeksi i shitjeve i tremujorit te pare dhe ai i tregtise me pakice, te cilet jane tregues mjaft te rendesishem te kerkeses dhe reagimit konsumator, po publikohen me shume vonese. Indekset e besimit, nje tregues mjaft domethenes ne vendet e tjera, tek ne nuk publikohen fare nga institucionet zyrtare.
Te vetmet statistika qe po publikohen rregullisht jane ato te Indeksit te çmimeve te Konsumit (inflacionit), qe ka qene ne rritje dhe te tregtise se jashtme, ku konstatohet dukuria e vazhdimit te thellimit te deficitit tregtar.
Nuk eshte vetem INSTAT, qe po vonon publikimin e informacionit. Doganat i kane nderprere ACIT-, – nje institucioni qe jep ne kohe reale te dhena te detajuara per tregtine e jashtme, – dhenien e informacionit mbi import eksportet gjate vitit 2008, qe kur disa media publikuan eksportet e armeve.
Kete situate problematike me statistikat e ka evidentuar dhe
Ne nje erresire te tille statistikore, organet qeveritare do ta kene shume te lehte te deklarojne ne fund te vitit se rritja ekonomike e vendit ka qene 6%, ashtu si dhe ishte parashikuar ne fillim te vitit. Ne fund te fundit, rritja e Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB) eshte vetem nje vleresim dhe kur INSTAT te beje matjen reale te tij pas dy apo me shume vitesh, gjithçka do te jete harruar…
Gjithsesi, realiteti nuk mund te vazhdoje te fshihet per shume kohe dhe te dhenat do te publikohen nje dite. Ndonese me vonese, Indeksi i çmimeve te Prodhimit pr tremujorin e pare 2008, i publikuar vetem dy dite me pare tregon qe rritja e kostove te lendeve te para tashme eshte transmetuar te biznesi: Ndryshimi vjetor i Indeksit te çmimeve te Prodhimit eshte 7.4 perqind. Industria nxjerrese shenoi nje rritje prej 6 perqind. Indeksi i çmimeve te Prodhimit ne degen “Industri Perpunuese” shenoi rritje prej 1.3 perqind. Kjo industri ka dhe ndikimin me te madh prej 78.4 perqind ne kete indeks. Brenda kesaj industrie permendet rritja e çmimeve ne aktivitetin “Industria shqimore” me 3.8%, “Industria e tekstileve dhe veshjeve” me 4.5 perqind, bejne te ditur te dhenat e INSTAT.