Pak jave me pare, disa media percollen lajmin e nje projekti qe po hartohej nga qeveria per te ashtequajturen amnisti fiskale, nje amnisti kjo qe po kerkohej gjithnje e me me ngulm nga biznesi, si nje vullnet i ketij te fundit per t’u formalizuar. Por, tashme qe detajet e ketij projekti po zbardhen, rezulton qe tipi i amnistise qe po zbatohet eshte larg asaj qe ka kerkuar biznesi. Synimi i qeverise eshte te mbledhe nje pjese te detyrimeve te prapambetura, duke i stimuluar bizneset me faljen e interesit, apo 50% te interesit si dhe 100% te kamatvonesave.
Por, sa nxitese mund te jete kjo praktike per biznesin, kur ai kishte kerkuar dhe shpresonte per nje amnisti krejt tjeter, nje amnisti kapitalesh, çka nenkupton qe ata te nxiteshin te deklaronin aktivitetin real (te ardhurat, aktivet etj) te tyre, kundrejt pagimit te nje vlere me te vogel se ky aktivitet dhe ne kete menyre te formalizoheshin. Dhe ne rast se biznesi nuk e bente kete deklarim kur i jepej mundesia, pasojat me vone do te ishin te renda per te.
Ne kete menyre, sipas shpresave te biznesit, shteti do te njihte kapitalin filllestar te investuar, sepse ai eshte fshehur nder vite permes çmimeve te uleta te hyrjes ne dogane ne nje kohe qe nuk ekzistonin ligjet qe mbeshtesnin investimet si dhe do te nxiste biznesin te deklaronte parate reale qe ka ne banka.
Nje format i tille kishte perfitime te dyanshme. Nga njera ane, biznesi nxitej te deklaronte realisht aktivitetin, te behej me transparent, t’i perdorte me me efektivitet kapitalet e veta dhe te rriste investimet. Nga tjeter, shteti arketonte me shume te ardhura ne buxhet, sesa nga shpresa e marrjes se detyrimeve, nga firma qe shpesh kane qene thjesht fantazme.
Ne formen qe po behet, shteti duket me i interesuar per te pastruar llogarite e tij te keqija, qe shpesh kane rezultuar dhe si rrjedhoje e paaftesise se tij apo mungeses se vullnetit per te zbatuar ligjin, apo lejimit te krijimit e funksionimit te firmave fantazme, qe thjesht mashtronin me faturat e TVSH-se. Kjo eshte me e dukshme ne vendimin per faljen dhe te detyrimeve (perveç gjobave e kamatvonesave) per te gjithe ato biznese qe nuk jane njoftuar per borxhet qe kane pasur, apo ne formulen e faljes per dy taksa per automjetet e importuara, qe behet me synimin e thjeshte per te evidentuar numrin e makinave te çrregjistruara. Ndersa do te mbyllen nje here e mire llogarite me firmat qe jane zhdukur, apo nuk kane ekzistuar ndonjehere, por kane funksionuar thjesht per efekte te mashtrimeve fiskale.
Gjithsesi, pavaresisht formes, shteti duket se po e gjen vullnetin e mire per te falur e korrigjuar gabimet e te shkuares. Por, ajo qe nuk po duket ende eshte vullneti i mire per te bashkepunuar per te ardhmen. Pas perplasjeve per ligjin e gjobave, per pagat reference, tashme eshte rihapur perseri “konflikti” per ligjin e ri te procedurave tatimore, ku biznesi vazhdon te kembengule per disa pika te ketij ligji, e sidomos atij qe ka te beje me parapagimin e detyrimit te vleresuar nga tatimoret. Ndersa biznesi duket i gatshem te tregoje “te palarat” e veta, ne kembim nuk duket se ka interes te toleroje sjelljet arbitrare te administrates tatimore me fuqine qe u japin ligjet e reja, qe do ta çonin situaten ne piken e nisjes.