Lulezimi turistik i paralajmeruar per sivjet nga agjencite e ndryshme turistike dhe ministria e linjes po rezulton i vertete. Ky eshte nje fakt i gezueshem, pasi po tregon se nje nga mundesite dhe burimet kryesore potenciale te zhvillimit tone ekonomik po aktivizohet ndjeshem, duke krijuar keshtu nje garanci reale per te shfrytezuar mundesite e fjetura te nje pasurie me te cilen bashkejetojme pa ia ndjere sa dhe si duhet vleren.
Mirepo, pikerisht pas kesaj fjale fillojne edhe dilemat e shumta ne se ky lulezim turistesh do te largohet i bindur per t’u rikthyer perseri dhe a eshte ndjere komod ne investimin per te kaluar pushimet ne plazhet e bukura natyralisht te Shqiperise r Pak gjasa ka se mund te ndodhe keshtu. Duke vezhguar nga afer gjendjen e plazheve tona, ato mbase shume me keq se nje vit me pare jane te degraduara ne shume drejtime. Qe nga Shengjini e deri pertej Golemit mungesa e ujit te pijshem dhe prania e ujrave te bardha e te zeza qe vazhdojne te derdhen ne det, veshtire se do te tolerohen nga turistet elitare dhe ata qe kane ardhur per te pare nje Shqiperi tjeter nga ajo qe po i ofrohet. Numri i madh i turisteve, i cili ka disa arsye qe ka synuar Shqiperine kete vit, ka shume mundesi qe me pamjet shokuese te papastersite se shumices se plazheve tona, me mungesat e perseritura te ujit te pijshem dhe energjise elektrike, me rruget plot pluhur te Shengjinit, Gjirit te Lalezit, Spillese, Dhermiut, Himares, Borshit e te tjere, me plehrat e bera mal ne qytetin e Sarandes, do ta kete shume te veshtire te toleroje skena te tilla aspak ta pranueshme per pushuesit vendas e jo me ata te huaj. Eksperimenti i bere sivjet me Shqiperine ka shume mundesi te deshtoje dhe ne do te garantojme vetem euforine mediatike te ministrit te turizmit dhe shume me pak te ardhura vitin e ardhshem. Do te duhet shume guxim patriotik nga ana e turisteve kosovare qe jane te shumte ne numer kete vit, por shume me teper “guxim” nga ana e turisteve perendimore per te perseritur aventuren e kalimit te pushimeve ne Shqiperi.
Pavaresisht se deklaratat zyrtare nuk munguan per kushte shume te perparuara e te pershtateshme ne fushen e turzmit, realiteti ofron pamje vertet te pakendeshme e tronditese. Ai investim mediatik ka rrezik qe me kete gjendje te rende qe kane pjesa me e madhe e plazheve, te pesoje nje inflacion te ndjeshem vitin e ardhshem dhe numri te bjere ne menyre serioze. Ka shume pak garanci se kjo situate do te permiresohet, aq me teper qe temperaturat vijojne te rriten, problemet shtohen dhe mungesat te behen edhe me shume te pranishme.
Kjo sjellje kaq e papergjegjeshme me pasurine e madhe natyrore te burimeve turistike te veçanta qe ka Shqiperia, me sa duket do te jete ndeshkimi i radhes qe merr ekonomia shqiptare nga drejtuesit e strukturave shteterore ne te gjitha nivelet, te cilet po shperdorojne keqas nje mundesi qe filloi te dimensionohej, por po goditet shume rende. Eshte vertete e pafalshme qe po i humbim vendit nje shans me kete situate mjedisi qe kane plazhet tona, situate e cila vetem tunduese pozitive per t’u rikthyer nuk eshte. Do te duhet shume mund dhe investim per te permiresuar imazhin, e ndihmuar nga hyrja ne NATO, por qe sivjet po e godet gjendja e mjerueshme e pjeses me te madhe te mjediseve publike, te cilat po ballafaqohen me shume te interesuar per t’i shfrytezuar, por qe po zhgenjehen. Ky turizem i trazuar i ketij viti nuk mund te beje optimist njeri me shifrat e te ardhurat qe do arrihen, pasi treguesi negativ qe shkaktoi me gjendjen ambientale, nuk mund te kaloje pa lene gjurme serioze tek ata qe duhet te vijne serish dhe tek te tjere qe presin garanci se kemi arritur standarde per te qene konkurrues.